ELEGJI, HOMERIT SHQIPTAR (Kushtuar Kolosit At Gjergj Fishta) / Poezi nga Ajet Shala

Poezi nga Ajet Shala

 

HOMERIT SHQIPTAR
(Elegji kushtuar At Gjergj Fishtës)

Vargu yt mâllshëm kndon,
N`tel t`lahutës dalngadalë
Po flakon njaj dielli jonë,
N`Shqypni, n`bjeshkë e n`mal

Gjëmojnë grykat ke Malcia,
Zâni yt si rrfè n`strall
Po e ndjen krejt Shqypnia,
T`neron e t`kujton me mâll.

Shkodër Locja nuk t`harron,
Ku je le e je burrnue
N`tel, t`lahutës t`kujton,
Arbnisë zânin ja ki shtue

Po ngrej tel ke çiftëlia,
Tej për tej n`mriza e n`male
Hej, djelmni, thërret Malcia,
Z`gjo shqyponjat habertare.

Z`gjo nga vala zogjtë e detit,
N`troje tona t`ushtojë duhia
T`fala Knjazit edhe Mbretit,
N`dhe t`vetin â Shqyptaria.

N`dreç t`shkojnë klyshët e Gospodarit,
Qi t`lan bosh edhe vârrin
Mallku kjoftë farë e tradhëtarit
Kâq e pretë ju m`busht oborrin.

Për ty, At, rënkojnë kreshtat,
Je Homeri i Shqyptarisë
N`Valë Drinit t`hudhen eshtnat,
Mallku klyshët e tradhëtisë.

Rrnosh e kjofsh Lahutë Malcie,
I përjetshëm At Gjergj Fishta
J`e i shejtë n`gji t`ksai Shqypnie,
Se lè sllavin me bâ bishta.

T`majnë mèn cubat e Cetinës,
Ty, o trim zog i Shqyptarit
N`gjallë kreshnikët n`mes t`Jutbinës,
Vargu yt â flakë e zjarrit.

E “sa t`i sillet diellit rrota”,
T`kujtojmë ty “Engj`lli Perendisë”
T`falem, At për fjalë të arta,
Nderi kombit, krejt Arbnisë.

Arkitekt i Shqypnisë t`vjetër,
Kurrë s`pajtove me Moskovit
Kur Atdheun e ndan me metër,
Ja dhan grekut edhe sllavit.

Shka e Gegja na k`putën shtatin,
Nga Tivari deri n`Prevezë
T`kujtojmë gjithë ty At t`ngratin,
Eshtnat tua presin mëngjesë.

 

Shtëpia e At Gjergj Fishtës

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s