Poezi nga Vjollca Koni

Poezi nga Vjollca Koni

 

LARG E AFËR,
GJYSMA IME!

Sa larg ike pa thënë lamtumirë!
Në ç‘ cep të botës ke zënë vënd?
Në horizont shikoj përhumbur
s’ bëhem dot re mbi qiellin tënd!

Një rrebesh shiu freski mbi shpatulla,
të shkundë nga gjumi i thellë!
në sytë e qiellit ylber ngjyrash,
shuhem e ndizem si meteor?

Kur t‘ më kujtosh mos u tremb,
lotin që i vjedh dhimbjes mos e fshi!
Si me magji do ta rrëmbej,
binjakë të rritet në sytë e mi.

Të rriten bashkë si dy psherëtima,
syri yt vetëm të shkëlqejë,
lotin tënd do e ruaj mbi dafina,
timin, në oaz pritje ta kthej!

 

Do…!

Do pi sot, të dehem, të çmendem
Të urrej qoftë dhe për një natë
Ata që dua e më mungojnë
Të deh dhimbjen, pastaj të vallëzoj!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s