Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

DHIMBJE

(SHPEND SHALËS)

Ti nuk duhej të ikje kaq herët
Në këtë dimër fjala është ngrirë
Në fjalën time si krushqit e ngrirë
Ti ishe një burrë shpirtbardhë si shpendët
Nëpër qiellin e kuqrremtë
Mik
Dashuria e dhimbja qenkan ëndrra
Ëndrra shpresë në na mban të gjallë
Nëpër këto udhe jete ti ishe
Si drita e qiriut që s’di të fiket kurrë
Ti nuk duhej të ikje kaq herët
Pa lindur dielli në pranverë
Pa u mbushur pemët në Raushiq
Që aq shumë e deshe!

 

NGA DETI

Mbrëmë erdhi një ëndërr kohe si kujtim
Nëpër shkronja malli ndjeva dallgët tua
O det
Diellin përcëllues që shtrihej deri në breg
Një portret në librin Degë e ndarë
Muzgun kur ra mbi qiellin durrsak
Syrin mbi një faqe libri harruar nëpër stinë
Që mbrëmë më erdhi papritur në dhomë
Lakuar ishin udhët rëra rënduar mbi supe
Daullet me zurle në vitin 2000
Kur shkela mbi tokën e harruar Shqipëri
Tokë mbuluar me gjemba e kupola cimentoje
Përgjatë kufirit të mbyllur si në kuvli
Mbrëmë më erdhe si kujtim i harruar
Kur e hapa librin
Vargun e dogji një fjalë e gufuar!

 

GJITHÇKA

Është e rëndë në këto udhë
Pa zogj nëpër qiell
Nata ka hyrë në kështjellën e vet
Bën monolog me veten
Në Jugun tim të sertë
Zihen e përzihen fjalët
Si një litar i pakëputur
Bota
Bën sehir a bëjmë ne
Me ëndrrat tona
Është rëndë në këto udhë !

 

VARGJE TË LIRA

Pa pikë e presje
Që gufojnë nga shpirti
Dalin nga shtrati i dhimbjes
Për një atdhe
Me një plis mbi kokë
Dy buzë vargu
Që sonte
S’i futa në këngë
Pa pikë e presje
Edhe ky frymëzim në mesnatë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s