Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

IKIN VITET, IKIN!

Vitet ikin një nga një si rëra mes gishtash …
Ne kthejmë kokën pas
dhe trishtohemi,
natyrisht.
Po a kemi mundësi të ndalim rrjedhën e jetës?
Apo kot rropatemi,
të lodhur,
të trisht?

 

DY GJYSMA JETE

Ngelëm të ndarë…
si puthje përgjysëm e lenë,
si gjysëm jete,
si hënë e ngrënë!

Mes nesh dy brigje
mes nesh greminë
thatësirë…
s’i bashkuam dot puthjet,
nuk thamë as lamtumirë.

Ngelëm…
përjetësisht të ndarë
si dy lule pa jetë,
petaletharë!

 

SHALLI I KALTËR

E ulur në kafe
këmbë përmbi këmbë,
pozicionin shpesh ua ndërron,
e di që unë torturohem përballë teje,
ndaj
me këmbkat loz e më mundon.

Dhe kur futesh e noton mes valësh
si sirenë rrëshket përpara meje,
kërkon të më troturosh edhe në det,
flakë
e zjarr
e mall
më fut ndër deje.

Elegante ecën përmës çadrash
me një shall të kaltër
lidhur belin,
kërkon vithet seksi t’i mbulosh,
si shallet e reve
mbulojnë diellin.

Ah ti lozanjare,
nazeshumë,
dhe në ëndrra veten torturoj,
sa herë vajza shoh
me shall mbi supe,
shallin tënd me nostalgji kujtoj!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s