Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

 

PO HUMB NGJYRAT E JETËS

Dita ditës zhgënjehem nga kjo botë
Nga kjo botë dy fytyrash
Ku buzëqeshja kundërmon kalbëzim
E myku ,ka filluar të shfaqet nëpër fytyra.

Nga kjo botë, që po shkul rrënjët e dashurisë
E po mbjell rrënjët, e urrejtjes ,e xhelozise.
E mjerimit e mizerjes po i mbyllim sytë
Kjo botë shumë më e zhurshme
E po i hapim derëñ më shumë vetmisë.

Dita ditës po zhgënjehem dhe nga vetja ime
Sepse edhe unë bëj pjesë ,në këtë botë të egër
Po, po ,nga vetja ime, që sheh me sy skamjen
Dhe reagimet dhe vuajtjet ,i lë për ndonjë tjetër.

E zhgënjyer dhe nga kjo politike
Politike pa ngjyra, pa dritë, e errët
Që na mbush me ëndrra e premtime
Dhe ne si të humbur u japim dorën
E premtimet i mbyllin në kutinë e Pandorës.

Mjaft !U fshehëm pas portave ,e mbrapa perdeve
Si frikacake e si zhapik në vrimat e murit
Duke birësuar huqet e botës
Kjo shoqëri po dhemb, po ,po, shumë po dhemb
Duarkryq nuk bëhet shtëpi
Problemet, vuajtjet ,hallet ti prekim
E ti mbërthejmë fort ,e ti shikojmë me sy

C’farë jemi bërë kështu!
Shpirt kemi brenda nesh?
Mos ndoshta po na mbyt demoni.?
E helmët është kjo jetë, nuk ka nevojë për më tepër
O njerëz ta mbytim zhgënjimin, mos i japim dorën
Ky tren po ikën ,nuk di ku ka stacionin.!
A mundemi të gjejmë ngjyrat e jetës?
A mundemi?

 

FSHATI IM

Sa vite kisha pa të parë
I bukur fshati im
Çdo gurë që shkel
në mëndje një kujtim.
Fshati im!
Që të lashë në harresë
Kodrat ,fushat, përrenjt
Si shkela më,
Por nuk të fshiva, në kujtesë.
Mbas vitesh erdha, të pashë
Re e zezë ,kishte rënë mbi ty
Qetësia mbizotëronte
Dhe rrugët ishin bosh
S’po shikoja, asnjë me sy.
Rreth e rrotull hedh sytë
E huaj ,më dukej çdo gjë
Gërmadha
Ishin bërë shtëpitë
Prej guri
.Dhe njerëz asnjë.
Sytë mu mbushën me lotë
Fshati im ,siç të lashë
Ti nuk ishe më.
I mbylla sytë për një moment
Të të kujtoj ashtu siç ishe
Me zërin e fëmijëve që loznin
Dhe plot e përplot, fshati gumëzhinte.
Te çezma
Gratë i përfytyrova
Si zana ,me gjyma në duar
Tek mbushnin ujë, si perëndesha
E mbi fshat mbizotëronte jeta.
Buzëqeshjet e tyre më vijnë në vesh
Ah! Ku ikët? Fshatin e latë në harresë.
Melankolia ,më mbyt në shpirt
E shpirti, si këto shtëpi prej guri, në rrënim
Shkurret e ferrat kanë zënë dyert
I zhveshur, nga jeta i gjithë fshati im.

 

GJETHE DAFINE

Aromën e sjell në dhomë
E bukura ime! Zemra ime!
Kalon para meje, si zanë
E lëviz , si gjethe dafine.

Po digjem! Gjethe dafine.
Afrou ,mos u largo!
Eja, pranë meje qëndro …
Aromën tënde sill
Epshet e mia mi zgjo.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s