Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Mall për qytetin tim

O sa më ka marë malli për qytetin tim,
për frymëmarrjen e ditëve të tij,
për zërat e njerëzve
e ëndrrat e tyre!

Dua të mbështillem i tëri
me erërat e saj…
si në fëmijërinë time
të luaj e të qaj…

Po më asfiksojnë mjegulla
e shira të huaja,
ndërsa jam i etur
dhe për një pikëz shiu
të Lushnjes sime!

Më ka marë malli
dhe për ty, Kozma, Andrea,
Faslli, Valter…
për gjithë, gjithë, shokët e miqt’ e tjerë!

Më ka marë malli
dhe për varret e të ikurve të mi
dhe për vëllanë e vogël
që më vdiq kërthi!

Në vdeksha një ditë
do të vdes nga malli për ty.
Dhe pse jam larg
blerimi i diteve të tua
në mua shpërthen,
me kaq shumë dashuri.

 

KAM FTOHTË

Vetmia vrapon
E vetme
Nëpër botë,
E pikon e tretur
Në lotë,
Kam ftohtë,
Kam ftohtë.

Për të një fjalë
Më askush
S’e thotë,
Si një pemë
E mjerë, rrugëve
Nèpèr botè,
Kam ftohtë,
Kam ftohtë.

Mundohem
Ta shpëtoj
E se shpëtoj
Më dot.
Kam ftohtë,
Kam ftohtë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s