Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Harrohesh brenda tyre
 
Hapësitat e gjëra, më shtojnë turbullimin .
Hapësirash, mendimi më tret,
tej horizonteve pa skaj,
tej, në misterin e vet .
 
Pafundësi mendimesh, në pafundësi bote,
thyhen si pamundësi realitetesh .
Ti, gjëja reale, ndihesh në pikë të dyshimit,
me njëmijë e një pikëpyetje .
 
Por ti, i padorëzuari i zotit,
si drita e gjen rrugën e vet .
Aty, takon malin, detin, tokën
e harrohesh, brënda tyre, krejtë.
 
 
 
Shira të largët
 
Qiellit lëshohen sot ,shirat.
Lehtë zbresin ,pa u ndierë,
si trokitja e njerëzve të largët,
që vijnë rrallë , ndonjëherë.
 
Vijnë si drojtja e tyre,
që pyesin , a i presin apo jo?!
Si drojtje njerëzish, vijnë shirat,
lehtë , lehtë përmbi tokë.
 
 
Rigjenerim
 
Nën përfjetje të tokës, shoh gjëmime .
Përfytyrimi, më çon, në të thellë,
aty, ku rrënjët marin udhë
e çajnë tokën, tej e tej .
 
Frymon nën të, gjoksi i tokës .
Aorta, gjakun e çon der në skaj .
Në të gjitha qelizat e nëndheshme,
jeta duket e heshtur, prandaj .
 
Rigjenerimi, troket në dritaret e një pas njëshme
e hapet fushës tej e tej .
Hareshëm shohim rreth e rotull,
sa herë, vjen pranverë.
 
 
***
 
Ti eja,….
përpara se të bjere nata,
përpara se të vijë errësira,
përpara se të helmohet ajri,
…..,nga prapësirat.
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s