Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Julio CORTÁSAR

Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984)

Kalendari poetik shënon më 12 shkurt si datën e vdekjes së shkrimtarit, poetit, kritikut e dramaturgut argjentinas. U lind më 26 gusht 1914 në Belgjikë (i ati qe diplomat); lexonte shumë qysh i vogël, madje dhe autorë si Edgar Allan Poe, të cilin e përktheu në spanjisht nga fillimi i viteve ’50. U mor edhe me studimin e trombës dhe saksofonit duke qënë i dhënë pas muzikës xhaz. Jetën e vet mes Francës e Argjentinës e përshkroi në kryeveprën e llojit antiroman “Rauyela – loja e botës”. Argjentinasi tjetër i shquar Jorge Luis Borges e vlerësonte shumë këtë shkrimtar, duke krahasuar me Poe-n dhe Çehovin. Cortázar ndrroi jetë në Paris më 12 shkurt 1984 dhe u varros në Montparnasse. Ja një prej poezive që kam nga poeti Kortázar:

FITIM E HUMBJE (fragment)
……………………………………………….

Ndjehem bosh përbrenda,
si daulle; lëkurë në të dyja anët.
Ndonjë herë kthehesh mbrëmjeve,
kur lexoj ndonjë gjë për t’u qetësuar: buletinet,
dollari dhe stërlina, debatet në O.K.B.
……………………………………………….
Më ngjan se dora jote
flokët më ledhaton. Mungesën tënde nuk e ndjej!
Veç ndonjë gjë e vockël më mungon beftas
dhe do të doja ta kisha: gëzimi,
buzëqeshja, kjo kafshëz bredharake
që tashmë te buzët e mia më nuk vjen.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s