Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
SHTEG’ I DASHURISË
 
Nëse më kërkon
edhe mund të më gjesh,
por udhës së gjerë mos i dil.
Aty ka të mirë e të ligj
e ndoshta të gënjejnë a të ndalin
të pëshpërisin fjalë në veshë
të thonë e ç’ farë nuk thonë për mua.
bëjnë tu besosh…
Sa kohë e brishtë është dashuria.
Nëse ke vendosur të më gjesh,
ka vetëm një shteg
udhë ku shkel vetëm Dashuria.
Ka dhe pengesa,
të përpjeta a kthesa,
por kush rrugën nuk ta pret.
Nëse ke vendosur të vish, unë të pres
pak rrugë po nisem vetë të ta heq.
 
 
 
VETMI…!
 
Avuj trishtimi më mbështillen
Vijëzoj me gishta si piktori abstrakten
Vetëm bardhë e zi,
pa ngjyra
qielli është në gri.
E kaluara apo e ardhmja
më kalon tangent në mendje?!
Sot jam këtu
Vetëm, por e tëra
avujt përthahen
e unë shoh përtej xhamit.
Nata ka kohë që më bën shoqëri.
Në vijëzimet e mia shoh veten.
 
 
 
***
 
Pa ty gjysma ime nuk mund,
humbet s’ di ku…
Me ty botës i gjej fundin.
Me ty gjysma ime,
vetëm me ty…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s