Poezi nga Ilir Magjistari

Poezi nga Ilir Magjistari
 
 
Edhe ndodhin!
 
Me erdhi një puthje nga ty.
U habita sigurisht,
Ke dashur ta nisësh diku tjetër
Dhe gabimisht,
E nise tek adresë e vjeter.
 
Pastaj më erdhi
Një MË FAL.
Dhe qesha
E puthjen ta ktheva
Me mall.
 
E dija që s’qe më për mua
Po …se si mu duk
Aq lozonjare,
Mes hireve te tua…
 
 
 
Ishte kohë fishkëllimash
 
Ishte kohë fishkellimash
S’kishte celular,
Janari në dritaren tënde
Gjurmë të bardha
Kish lenë mbi parmak.
Nën të
Unë fishkëlleja
I ngrirë si në sarkofag.
 
Ishte kohë fishkëllimash
Ti…..
Fshehur zbrisje të më ngrohje.
Përqafimi,
Jetë më jepte
S’isha më në sarkofag
Ndizej drita,
Përshëndesje,
Shkrinte bryma mbi parmak.
 
Ishte kohë fishkëllimash,
S’kishte celular.
 
 
 
Një balonë do ngre…
 
Do pi një ditë
Do pi e do dehem…
Më shumë nga cdo ditë i dehur jam.
Pastaj do ngre një balonë
Ku shkruar do jetë emri yt,
Zbukuruar plot lule,
Plot degëza nga pema jote
Që pranverave lulëzon .
 
Në paqe.
Do ta ngre lart…lart,
Sa të lexohet
Në Quebek,
Në Montreal,
Në Athinë apo Tel Aviv,
Në Berlin apo nëTiranë.
 
E pastaj,
Le të heshtin zogjtë
Që degëzave të tua cicërijnë,
Se ti bleruar do jesh,
E balonën time
Në gjoks do mbash.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s