BOTA E LONIT – Aqif ISAKU / Nga libri me rrëfenja “Në botën e Lonit”

Nga: Aqif ISAKU

 

BOTA E LONIT

Bota e Lonit nuk është diç e magjishme, por në të jeton si princ shkuar princit. Në botën e tij jeton me natyrën, zogjtë, fluturat, lulet…, por edhe me kompjuterin, celularin, televizorin…! Më së shumti në të ka vend për shokët, sepse Loni shpirtëmbël dhe zemërbutë, e ka shndërruar në lulishte përrallash.
Po ku ndodhet familja në botën e tij? Eh, familja është diç e çmuar! Ajo nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër dhe zë vendin kryesor. Po si do të guxonte Loni të mos e dojë gjyshin, kur për të ai është i gatshëm që edhe botën ta ndryshojë dhe t`ia falë të gjitha mrekullitë e saj.
Po e motra Dea!?
Dea për Lonin nuk është vetëm motër. Është edhe kukull, fluturake, mollëkuqe…
Pak më ndryshe qëndrojnë punët me mamanë dhe babanë. Sigurisht që e kuptoni pse?! Ata ndonjëherë dinë edhe ta qortojnë. Mirëpo zemra e tij është aq e madhe sa vetë bota, andaj edhe për ta ndjen shumë dashuri.
– Në zemrën time është e tërë bota! –
thotë shpesh ai!
Me të vërtetë bota e Lonit është e pakufishme, sepse në të ka vend për të gjithë.

Nga libri me rrëfenja “Në botën e Lonit”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s