Djaloshare (1974 – Qershor 2017) / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Djaloshare (1974 – Qershor 2017)
 
Po ikën dielli , majës larg,
ca shpezarakë varg e varg,
plot me kapriço dhe magji
flatrojnë lindjes , kushedi !
 
Një lume shushurin në brigje
këndon dhe shkumëzon e bredh
e arta hënë që ndjek shtigje,
mes reve dhe fytyrën kredh.
 
Kuptoj arsyen pse të dua,
kuptoj pse jemi krejt të huaj
Ajo që ndjej , ndodh veç tek mua
Ti ikën fatit , krejt e huaj.
 
Ngadalë shpirtit muzgu bie,
demonët dalin nga çdo hije
dhe mbyllen fatet si me dorë,
por ti si hëna në dëborë.
 
Që akullsisë rend , vozit
e gjithësesi edhe pse ndrit
Madje si ylli i praruar,
me mua s’ je e dashuruar.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s