Poezi nga Kujtim Hajdari
E VOGLA QERSHI
Era mes pemëve trishtuar fishkëllen,
Poshtë gjethet gjysëm të kalbura mblidhen,
Petalet e fundit mbi supet e mia bien,
Në lakuriqësinë e dimrit drurët dridhen.
Ulem në qoshe, në stolin e vetmuar,
Aty pranë, ku është e vogla qershi
Me xhupin tënd atëhere mbuluar,
Më pe me keqardhje e më the: “ mbërdhi.”
Pashë sytë e tu të lagur e me ëmbëlsi,
Hapa unë menjëherë pallton time,
Të tërhoqa pranë e të futa ne gji,
Kush nga ju kish më shumë drithërime?
Qershia u rrit e dimrin s’ka frikë,
Por nëse do të vije përsëri aty pranë,
Nga malli do të dridhej atë ditë:
“Duaje vajzën!” – do t’më thoshte mënjanë.
T’I SOLLA TË FRESKËTA
Lulet t’i mblodha të freskëta,
Aromën ta shijosh vërtet,
Të solla lulet e kujtimeve,
E gëzimeve që më fale në jetë.
Është shkurt e lule ka pak,
Por këto lule nuk vyshkin,
as gonxhe as fletë,
Nga dy zemra që rrahin e digjen,
Me buzët e etura thithin
Dashuri e jete.