Poezi nga Ramadan Dani

Poezi nga Ramadan Dani
 
 
Malli për ty
 
Më thuaj ku të shkoj, ku…?
A mund të jetoj pa ty
Një yll i vetëm në errësirën e natës…
Si mund të vezulloj?!
 
Si mundem të shikoj,
kur retë e zeza kanë mbuluar tokën
Diku larg një dritë kandili
Pa jetë, pa shpresë shikoj..
 
Ndaloj erën e fortë,
Të mos fiket drita e kandilit.
Ta kem pikë referimi,
kurrë mos të humbas..
 
Largësia më mundon,
mos e ndrro qiellin.
shenja shkruaj mbi re,
shpirtin të qetësoj.
 
Këtu të pres,
ngrije natën kokën lart,
kur qielli të pastrohet nga retë
të shikosh pastër, ti më jep jetë!
 
 
 
Kur shpirti lengon
 
Një re e zezë, e çmendur,
me egërsinë e saj shfryn dufin trishtues mbi trupin tim lakuriq,
me shiun e ftohtë përçuar deri në palcë.
Diku lart shikojnë,
hutat që ndjejnë gjahun e tyre kur jep shpirt, në duart e shtrigave me kosën e vdekjes,
aty ku shpirti lëngon mes rrufeve pa mëshirë, që djeg si llava e vullkanit shpirtrat mëkatarë.
Një rreze dielli shpresën dhuron, buzët e thara marrin jetë.
Shpirti çel. Lulet me fluturuat vallëzojnë në livadhet jeshile
dhe hëna përthyer kupës qiellore zbret në prehër.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s