Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

Sikur të mundj-a/e!

Sikur të mundja
gjymtyrëve të tua
të zhys harrimin tim!
…asnjëherë të vetëdijshëm…
Sikur të mundja
harrimit tënd
të ecja me ato gjymtyrë
që vetë i projektova!
Sikur të mundja
të mos mendoja
hapësirave ku sillesh…
të emigroja si dallëndyshet
pa u kthyer kurrë më
…kurrë më as si hije!
Por, sot ,gjymtyrëve të tua
pashë hijen time
e kam mbetur pa hije
ndaj gjalloj si Zanë
pa trajtë njeriu
pa dobësi njeriu
pa të Jungut-hije
…pa shije!
Të kundërtat e qënies
më kanë mbytur qënien
pa mundur t’i pajtoj
pa mundur të shkoj!
Ah,sikur të mundje
sikur të mundje!
t’i zije dhitë e egra
që më japin fuqinë
e ta ndjej dobësinë
që të mund të frymojë
në ekuilibrin e krijesës
të mund të gjalloj!
Ah,sikur të mundje!
por je kaq i zakontë
se gjithnjë do kërkoj
ta zhys harrimin tim
gjymtyrëve të tua
asnjëherë të vetëdijshëm…

 

Nuk e di…

Nuk e di je Perseu a Meduza
sytë janë bërë si të jenë magnet
shpesh kanë ngrirë të tjerë përmes tyre
e njëherë jam ngrirë edhe vetë.

Une kujtoja se kam qenë Perseu
kur me pasqyra të vështroja tinëz
por më duket paskam qenë Meduza
që të ngriva e s’të lashë të ikësh.

Por ti po sillesh tamam si Perseu
të më vrasësh me pasqyrat e tua
une nuk kam gjarpërinjtë e Meduzës
por jam si dhimbja që e ndjen në thua.

Mbetem duke parë prej se largu
duke shigjetuar si magnet
e nuk e di pse nuk largohesh nga unë
e nuk e di pse nuk largohem as vetë.

Nuk e di a jam Perseu a Meduza
kam pasqyra apo sy si magnet
e s’po di a do vdesësh ne mua
e s’ po di të rroj a të vdes.

 

Ta vrava ëndrrën

Unë e vrava ëndrrën tek ty…
e vrava se nuk ishte ëndërr
ëndrrat lahen me vesë
e jo në ujë të ndenjur…
Ëndrrat vdesin të fundit
pasi fryma ka shkuar
e ti vdiqe më parë
si ëndërr e zbuar…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s