G’zim e vaj për Zotin tem / Poezi nga Genta Sahiti

Poezi nga Genta Sahiti

 

G’zim e vaj për Zotin tem

Bac un’ sjam si ty
Ku ta marr zemrën tande
Me ça krahnorin prej dashnie
Lakmoj n’ty
N’ trimnin tande
Krah madhshtisë tande
Jena t’ zbeht
M’vjen turp mue
Për shok’t e tu
M’vjen marre edhe me t dasht’
Strukem n’qoshe e m’ gulçon zemra
S’ma zë frymën gjoksi
G’zim e vaj për zotin tem!
A thue Bac qysh na sheh neve
A na shan, na pështyn a na don prap..
Kullën tande ka rrënu koha
Turpi po e shemb se armiku se trembi kurrë
Nji pjesë Kosove asht’ n’qiell
Merre bac e bane nji Dardani t’re
Nji gjak t’paster qelibar ku vllau vdes për vllanë
Që fal nji trung të tanë me mbi nji lule
Nji bozhur qe vdiq per nji pikë ujë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s