Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

BETEJAVE, PA FLAMUR…

Thoshin, dikur
Iknin jetët, bashkë me ëndrrat e shpresën, nëpër sy
Betejave pa flamur
Si robër t’luftërave, fushëbetejave, të mbetur pa liri

Vetëtimat, hajmali
Ua ndriçonin, vendin e frymës së fundit, te gjysmëhana
Rrufetë, plot serti
I pikëlonin, me syt’e nishanit, at’dhe, që i bekonte nana

Thoshin, dikur
Iknin, emrat e balleve t’lavdisë, që i përkunte malsia
Betejave pa flamur
Atje ku i priste tok’e fatit, kur n’palc, përgjakej Shipnia.

 

SOT, E MË PARË…

Dy
Vdekje, t’kota
Sy
Balli, i ka bota

Kur trazohen, shikimet e etjes, si pafundësi e qiellit
Që yjet i pi, me inate
Si barku i urisë, kur ngacmohet, nga ylberet e diellit
N’fytyr’e tehe shpate

Dy
Dashuri, t’kota
Sy
Krenari ka bota

Kur natën e frikëson drita, nën gjumin e lumturisë
Pa ikur, gjysmëhëna
Si damk’e puthjes së parë, nga buzë t’ardhmërisë
N’pëlhur’e të shtëna.

 

JU, QË RËNDONI ME ROBËRI…

Mos shkelni, mbi dhe
T’fshehur pas tradhtisë, ju, që rëndoni me robëri, mbi ne
Si ball’i lirisë n’atdhe
Me hijen e flamurit, ndriçuar nga kafkat e varreve, syatdhe

Se mes nesh, djallëzi e djalle, qëndrojnë kufi, n’skaj t’durimit
Si sytë e mbyllur, para mëkatit, n’gjuhë të rreshkur
Mes ëndrrës e zhgjëndrrës, si rrufe e plakur, n’maja trshtimit
Që derdh zjarre e flakë, mbi frikë t’frikës së vdekur

Mos shkelni, mbi dhe
Ju, që rëndoni me robëri, t’fshehur pas tradhisë, fitimtare
Si ball’i lirisë n’atdhe
Me fest’e djallëzi tradhtie, kobzeza, t’fshehur n’tok’shiptare.

 

RRUGËVE TË GJAKTA, NA ERDHËN…

Ata, nga të gjitha anët e botës
Rrugëve të gjakta, na erdhën, me mohim të vetvetes, njeri
T’shkrihen, n’gjyrë lirie, t’tokës
Si dashuri e t’pavdekurve, që syt’e qiellit e kujtojnë, si Yll’Iliri

Emrin e pinë, mbi drejtqëndrimin e kështjellës, Piramida Lavdi
Ku koha i numëron lapidaret, tej dritës së mileniumeve, t’plisit
Që hije i bënë ardhmërisë, me shikime të dijes, t’kalitur me uri
Për ta pagëzuar, kohën e diellit, si koh’e harruar, nga gjak i fisit

Ata, nga të gjitha anët e botës
Që i pinë ditët e dritës, rrugëve të gjakta, erdhën, n’ball lirie
T’shkrihen, n’gjyrë Ilirie, t’tokës
Me sytë e kujtesë, lidhur për jetën e mbetur, n’teh Shqipërie.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s