Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

KAM “FRIKË” NGA DASHURIA E GRAVE

Kam “frikë” nga dashuria e grave
Dhe nuk më vjen turp që para tyre të s’jam trim
Sado”frikacak”, nuk hoqa dorë prej grave
Këto që po shkruaj, i jap me firmë.

Se nuk është hiç kollaj të merresh me gratë
Shumë prej tyre janë si kala me bedena
Kush prej nesh nuk është sulur mbi”kalatë”
Dhe majat gratë ua kanë vënë nga thembrat.

Kur flas për gratë, flas për gratë e mira
Dhe në vizionin tim të mirat:janë shumica!
Ka dhe”koketa” (këto numërohem me gishta)
Por nga ato”shumica” më zë frika.

Se jo vetëm kufinë ta vënë tek thana,
Por kthehen në mur ku kokën thyen
E kam provuar (se jam me flokë të bardha)
Kujdes me gratë! Troç po ju them!

Në nuk më dëgjoni, epo punë e madhe
Flet një”luftëtar” që ka sulmuar “kala”
Sa për vete, jam si në alarme
Nga “Kalatë e papushtueshme” që quhen”GRA!”

 

QASU TYTJE! *

Qasu tytje!- më tha Lejlaja
Një shoqe klase nga Elbasani
Lejlanë,-thashë,-me mua e ka zënë sevdaja
U qasa,por gati mbi kokë më ra tavani.

Më dha një të shtymë,sa desh theva kokën
Se “kalin e sevdasë” po e ngisja revan
Lejlaja qe gati të më bënte gropën
Pse kot thonë që nga sevdaja gjen belan?

Belanë unë siikur e bleva me para
(Në Elbasan”Qasu tytje”,qenka për:-Largohu!)
Desh më more më qafë,o moj e mira Lejla
Se aq fort ma dhe shtymën,sa sevdanë ma”ftohu”.

Faj s’kisha hiç, por e kishte dialekti
(Mua nuk më qasnin në fshat dhe doja shtëpinë e priftit)
Lejla! Kudo që të jesh, të të prijë shëndeti
Sado që nga hundët sevdanë ia nxore Përparim Hysit!

* ka ndodhur në vitn 1957 dhe si jugor që isha,kur më tha”qasu” u afrova… u afrova dhe e”pagova.”.

 

TË JESH I DREJTË!

Të jesh i drejtë është luks i vështirë
(dhe këtë gjë e kam provuar vet)
Kush në jetë pati vetëm një fytyrë
E kaloi me mundime e vuajtje këtë jetë.

Kush lozi si arlekin a si klloun në cirk
Jetën e pati ku e ku më të lehtë
Ndërroi fytyrat në moment “kritik”
Dhe arriti të vër pasuri e të ketë pushtet.

Të jesh i drejtë është pak si vetshkatërrim
I drejti të zezës nuk i thotë kurrë e bardhë
Ç’shkruaj, e kam provuar dhe e jap me firmë
Më thoni një të drejtë që të jetë pasuruar.

I drejti në këtë tranzicion mbeti me gisht në gojë
I drejti:kurrë nuk i shkel “vijat e bardha”
Në këtë tranzicion,shumëfytyrshat hodhën “bojë”
Pasqyrat i kemi përpara.

Mbushur politika me shumëfytyrsha
Mbushur me liderë made in “derra të kënaqur”
Mbi të gjithë këta të bjerë mynxyrra
Brohoras:- Rrofshin “Sokratët e vuajtur!”.

“Sokratët e vujatur” janë ata: të drejtët!
Ata që kanë një fytyrë dhe kanë nder e moral
Shumëfytyrshat janë të ligj si dreqërit
Dhe e gjithë kjo skortë të shkojë mu në djall.

 

E DI …

Kur të putha papandehur
E di që bëra gabim.
Tani gjykoj me mendjembledhur
Dhe erdha tek ti, të marrë dënim.

Se çdo gabim unë vet do ta “laj”
Dhe erdha… dhe të putha prapë
Se, ndryshe, gabimi më kthehej në faj
Kur të rashë në gjunj… ti me puthje more “hak”.

Kjo “hakmarrja” jote aq më pëlqeu
Sa nga zok me pupla, u bëra me krahë
Të them të drejtën,”hakmarrja” më dehu
Vallë kush nuk “dehet”, kur bën sevda…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s