Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

ÇMIMI I MARRËZISË

Një shpirt përpijnë gjuhët e flakës,
Dyllë mbi dyllë veshët e shurdhërisë.
Vdekjen luste kënga e kukuvajkës
Në çatinë e tjegullt të tiranisë.

U sigurua që vdiq e hiri pritet
Të prehet në tokën që prehje s’paska,
Këngën ndryshoi,me të dhe ritet,
Ngushëllon familjen vetë kukuvajka.

Sa çmim të lirë ka marrëzia,
Humnerë e hapur shpresat e vrara,
Me sy të errur nga babëzia,
Shpejton të çojë lulet e para.

Turp edhe kob,në valle deliri,
Lumë dhe det, s’ka zot të lajë!
Të vret,të vdes e me lot krokodili
Në mortin tënd vjen të të qajë!

 

DY RUBAI PËR SOT

Kërkon të pish në gjirin e njerkës?
Dhe ja ku po ta them:
Si të kërkosh mjaltë në gjuhën e nepërkës.
Atje do te gjesh vetëm helm.

Ka njerëz që në jetë mbajnë fytyrën e parë,
Ka dhe të tjerë që nxjerrin në shesh fytyrën e dytë,
Siç ka dhe të tjerë që fytyra nuk kanë
E në lëkurën e ujkut fshehur mbajnë sytë…

 

FATI IM

Ishte dimër
Kur fatin e mora për dore.
Që kishte ngrirë,
S’më tha skush.
Tërë jetën ia lexoj romanin “Akull rrezik rrëshqitje”
E fatit mendjen dot nuk ia mbush.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s