Poezi nga Jeton Kelmendi
DIMRI I SHKËPUTJES SË MADHE
*Ibrahim Rugovës
S’të kam parë
Kurrë
Kaq të heshtur
Guri ynë prej ari
Të shkosh përtej vetvetes
Matanë
A nuk gjete tjetër ditë
Ibrahim Rugova dhe Jeton Kelmendi Të Kodra e Dëshmorëve
Gjatë
Ke për të pushuar
Ëndërro
Dhe lutu për Dardaninë
Tënde
Dimri i vetmisë të ka rënë
Ndër vetulla
Gjithçka erdhi me lotin
Mot i madh
Dita e shkëputjes
Janar, janari i zisë
Heshtak i asaj që s’flitej
Kolos i fjalës dhe i zhgjëndrrës
Si i mblodhe frymët
Ditën
Që kapërceu kufijtë
Malësor
Sa peshë të kishte fjala.