KAFSHIMI / Shkëputur nga libri me prozë poetike”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

KAFSHIMI

Kur ikim nga vetvetja, kur na duket se dikush është në rrugë, na përcjellë si hija e jonë, ulet pranë tavolinës, pi kafen e mëngjesit me ne, dhe na shikon vëngër.
Herë, herë i ngul shikimet me plotë qesëndi në trurin tonë.
Ndalemi , shikojmë përpara. Çdo gjë që na përket, edhe duart tona i fusim në trastë, i fshehim si reliktet e së kaluarës, nuk ja tregojmë askujt s’i besojmë njeriut të gjallë…
Më pastaj largohemi, pa marrë parasysh shkakun e largimit.
Ikim deri te iksi i panjohur, na përzihen numrat në kokë,
Marrim frymë thellë, ajri i papastër na zë frymën. Heshtim, kjo heshtje, nuk hesht as që e duron heshtjen, na ngacmon me hostenin e fjalëve, na kafshon.
Ulemi në dhembjen tonë, i shkulim gjethet jeshile, nga pluhuri i vjeshtës. Qajmë ose qeshim njëkohësisht, nuk i prekim lulet kur vyshken, vetëm fishkja e lëkurës na intereson.
Disa gjëra që nuk na pëlqejnë i lëmë pas shpine,
nuk na intereson vlera e fjalëve të kota. Të fjalëve që nuk i hynë në punë askujt.
Kësaj ecjeje, që askund s’i shihet caku, Kanë filluar t’i thinjen flokët, ky acar i tmerrshëm, ky dimër…
Sa keq po na kafshon pluhuri kur ulemi të bisedojmë me kujtesën e lisit.

 

Shkëputur nga libri me prozë poetike”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s