Nikos KAZANTZAKIS
Kalendari poetik: Nikos Kazanxaqis (1883-1957)
U lind më 18 shkurt 1883, 135 vite më parë, Nikos Kazanxaqis. Ishte shkrimtar, poet, eseist, dramaturg, filozof, gazetar dhe përkthyes i njohur grek, një nga shkrimtarët më të mëdhej grekë të shekullit XX. Ndër veprat e tij më të njohura ‘Kapedan Mihalis’ (1950) dhe ‘Tundimi i Fundit’. Sa për kurreshtje, me librin “Kapedan Mihali” gjeti belanë nga kisha ortodokse greke, kurse me ‘Tundimin e fundit’ sherrin e pati me Vatikanin. Vdiq në Gjermani në moshën 74 vjeçare nga leuçemia. U varros në Heraklion; mbi gurin e varrit ka këtë mbishkrim:
Δεν ελπίζω τίποτα, δε φοβούμαι τίποτα, είμαι λέφτερος.
Nuk shpresoj asgjë, nuk më tremb asgjë, jam i lirë.
Ja një poezi prej tij:
ZEMRA (ΚΑΡΔΙΑ)
Ke parasysh disa vela
me mijra mballoma, arnime,
të kuqe, të zeza, të verdha,
qepur me spango të ndryshme,
por qëndrojnë për bukuri
dhe në më të fuqishmet stuhi?
Njësoj si zemra ime.
Përgatiti materialin : Maksim Rakipaj