Kalendari poetik: Anaïs Nin (1903-1977) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Anaïs NIN

Kalendari poetik: Anaïs Nin (1903-1977)

Shkrimtarja amerikane Anaïs Nin u lind në Neuilly-sur-Seine, Francë, 115 vjet më parë më 21 shkurt 1903. Babai i saj, pianist kuban me prejardhje spanjolle-katalane, nëna këngëtare kubane me prejardhje franko-daneze. I ati braktisi familjen kur Anaïs ishte 11 vjeçe; pas kësaj e ëma mori fëmijët dhe u vendos në Nju Jork. Vepra e saj më e njohur është ‘Ditarët’, me karakter biografik. Mbështetur në atë libër, u xhirua edhe një film për marëdhëniet e saj sentimentale-erotike-dashurore me Henri Miller dhe të shoqen e tij June Mansfield. Kjo histori dhe të tjera gjenden në wikipedia. Ja dhe shqipërimi im për sot:

ÇMENDURIA E SHQYERJES

Mund ta dëgjoj zhurmën e shqyerjes,
tërbimit dhe dashurisë, pasionit dhe mëshirës.
Dhe kur beftas shqyerja përfundon
– a kur zhurmën s’ia ndjej më-
heshtja që pason më e tmerrshme është
sepse veç çmenduri mbetet qark meje,
çmenduria e gjërave të shqyera,
që përbrenda më shqyhen,
rrënjë që njëra tjetrën shkulin
për t’u rritur veçmas
dhe përpjekja për të ndjekur sërish bashkimin.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s