TEK VENDI IM / Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

TEK VENDI IM

1.

Tek vendi im
Jetë e plagosur
Skamje sa ska
Re të zeza qielli
Përgjaken shpirtërat tanë të pafajshëm e të lodhur
Gjaku pëlcet
Në sy kohërash
Në prita tytash
Kohë e pa kohë
Me jetën e pa jetë, kudo plot varre të gjalla

2.

I huaji fytyrën
Ta pështynë
Kur i teket
Djajtë e zi kudo
Populli asgjë nuk harron, stinat ndërrohen
Vendit tim
I pengohet
Drita e diellit
Rrita, kënga
E frymëmarja
Për tokën time kurrë s`vdes dashuria

3.

Buza të dridhet
Nga mëria
Errësira mbulon
Orë e ligë kudo
E lidhur këmbë e duar shpresë e ardhmëri
Durim me shekuj
Përplot iluzione
Lindja e diellit
Pse vonohet
Liri duar lidhur spektakël i vërtetë

4.

Ëndrrat çmendin
Urrejtja në qiell
Kujtimi statuj
Të vret ëndrrën
Nga pesha e moteve të egra humb gjumi
Vuajtja po rritet
Shpresa vritet
I ziu gjarpër
Po na xehëron
Tek ti ka një det jetë
Itaka ime e vjetër

5.

Hienat e zeza
E din mirë
Se duhet shkuar
Të huaj janë këtu
Kjo tokë e vogël e madhe sa dielli e hëna
Kur erdhi i huaji
Ne e pranuam këtu
Shumë gabuam
Tash duhet të ikë
Ky vend ishte dhe do të jetë i yni çdo herë

6.

Me ulurima qensh
Veshët u mësuan
E po korretë
Çka mbilletë
Me mija vite jetojmë në këtë tokë Ilire
Vendi im
Plagë që dhemb
Deri kur kështu
O Zot i madh
Herëdo kurdo kjo tokë do jetë e jona, amin!…

Preshevë qershor 2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s