Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Dashuro pa i pyet lotët

Erdhe si një engjëll me dritë mëngjesi
Shpirtin ma lege me pika vese
Në varg më solle ngjyra dashurie
Të gjitha lulet u kthyen nga ne
Me aromë trëndafili u deh shpirti
Shkreptiu zjarri në zemër të butë
Iu besoj syve mbi lule shtrihem
Ti më bënë engjëll të ndihem

E lehtë si flutur
Hap krahët qiellit të lazdrohem
Të vështroj në heshtje me mall
Një lot i nxehtë më rrodhi në sy
Në thellësi të shpirtit ndjej zjarr
Ëmbëlsi më rrjedh si krua
Kur ti më thua sa shumë të dua

Buzëqeshja e ëmbël me pushton
Ndjenjat shpërthejnë si lulet
Ngadalë hedhë hapat ta mundi frikën
Të ushqej shpresën e dëshirës
Ta përkëdheli zërin që më zgjoj
Ti që erdhe ishe ëndërr e motit
Lumturi kërkon ndenja në thellësi
Dashuro shpirt pa i pyet lotët.

 

Dy zemra

Me buzëqeshje ruaj dëshirën e fshehur
Për ty dritë e syve të mi
Më fut brenda tyre
Më ruaj si hije
Bëhu yll mbrëmje
Diell në errësirë
Më bë vend në ëndrrat tua
Në sytë mi do gjesh atë që kërkon
Mall përvëlues
Në shpirt qetësi
Një zemër plot dashuri

Ti je pjesë e pandarë
Je pranverë zemre
Gjelbërim shpirti
Përqafim i ëndërruar
Aromë jete

S’ka çka na bënë as zjarri
Kur nga buza dëgjoj një fjalë
Si ajo e para e thënë më shkëlqim në sy
Kur më shtrëngove
E belbëzove
Jemi të pandarë

Të dua sa tokë e diell
Si atëherë e sot
Më përqafo
Mos kërko të fshij lot.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s