KANË TË DREJTË ZJARRFIKSIT – Anne Sexton / Përktheu në shqip Petrit Sulaj

Poezi nga Anne Sexton

 

KANË TË DREJTË ZJARRFIKSIT

Kanë të drejtë zjarrfiksit,
kur thonë të mos marrim kurrë dhoma
më lart katit të pestë në hotelin New York:
edhe se ka shkallë që të çojnë më sipër,
po askush don të humbë kohë duke i ngjitur.
Eshtë si thotë “New york Times”,
ashensori vetiu kërkon katin që ka marrë flakë
e si hapet automatikisht nuk mbyllet më.
Këto janë lajmet
që duhet ti harroni nëse doni të ikni nga vetvetja
për tu katapultuar në qiell.
Unë jam ngjit shpesh tej katit të pestë
po në këmbë, pa përdorë ashensorin,
e vetëm një herë kam arritur në majë.
Në katin e gjashtëdhjetë,
pashë lejlekë e fidanë bimësh
përkulur secili drejt varrit të vet.
Në katin e dyqintë:
male me durimin e një maçoku,
e heshtjen veshur me këpucë tenisi.
Në katin e pesqindtë:
mesazhe e letra me moshë mijëvjeçare,
zogjtë për ti pirë,
e një kuzhinë mes reshë.
Në katin e gjashtëqindtë:
yje e skelete në flakë
krahahapur me këngë në gojë.
Dhe një çelës,
një çelës tejet i madh ai,
që hap diçka (ndonjë dalje të hajrit),
për të dalë e për tu hedhur atje lart.

 

Përktheu në shqip Petrit Sulaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s