Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
ODISETË
 
Homer, që nga tejkohësia
Odisetë shtohen …
Nga fjalë e Kasandrës
bëhen të ikurit,
me kokë Janusi …
Eshtrat e të parëve
të paqeta tani …
Kush do ua shkulë
barin në varr
apo t’ u ndezë qirinj ?
 
Të afërm e miq në atdhe ,
filxhani hidhërim -kafe .
Tresin sytë larg …
Zemër e tyre, si Odiseve ,
djegur …Mall …!
 
 
 
MEDITIM
 
Secili prej nesh
Shpalos flamurin
e të drejtës së vet …
 
Mbi barkë pa zë,
në detin e jetës,
era shtyn shpresështjellën …
 
Dielli vështron me kërshëri
Zoti drejton hyjnoren simfoni,
dirigjent i fateve tona!
 
 
 
DHEMBJE …
 
Lotët lagën vetë trishtimin. Kaosi heshti trembur në gërmadha ,
teksa tymnaja gërvish
besimin tek jeta …
Zgjati krahët vdekja!
500 frymë sapo rrëmbeu në Siri, 40 në Somali…
Oh ç’ lemeri ,
çan gjoks të kësaj toke !
Duar zombish nga kancelaritë,
Mbjellur lule të ferrit …
 
Rëtë, ngarkuar me lotë të pafajësisë,
enden në kërkim të Zotit të Paqes …
….drejt pafundësisë …!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s