Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

PAMBARIMI I DASHURISË

Mes teje dhe vetes sime
E ndjej pambarimin e dashurisë
Koha dhe hapësira më mbajnë pezull
I ndërgjegjshëm për mëkatet e mia
Plagë të thella kam marrë në shpirt

Veç vetes sime dhembjen s’dua ta ndjesh ti

Mëkati i dashurisë qenka shumë i rëndë
Si gurë mulliri më shtyp në brinj
Edhe pse s’doja ta përkulja veten
Me gjuhën e shpresës më godet vazhdimisht.

 

A MUND TË ARRIJ

Ti ke hyr aty ku ruhet kujtesa
Ku truri filtron çdo sekondë të jetës
Gjeni e kujtesës a mund të arrij
Nga ndikimi i jashtëm që pengon

Apo çelësi është enigmatik?!

 

SYTË E TU

Si të ishin yje qiellorë
Mikpritshëm më vështrojnë
Si të ishin vesë e luleve
Ku dashuria pasqyrohet
Dritë më bëjnë me ëmbëlsi
Që terri mos t’më mbulojë.

 

E TILLË ISHTE AJO

Mbaj gjithçka në mendje
Si dritare e hapur më rri para meje
Biblioteka e mbushur plot me libra
Ishte gjithçka që unë e ëndërroja

Aty takimet bëheshin pikëpjekje
Librat flisnin me gjuhën e personazheve
Me urtësinë e mëndjes shfaqeshin
Dashuritë dhe mizoritë e dhimbshme

Metaforat e jetës derdheshin vargjeve
Heshturazi shkriheshin përqafimet
Dhe iknin bashk me dëshirat
Unë mbetesha duke i ëndërruar takimet

Mbyllja dyerë e dritare
Ajo me gjuhën e zogjve fliste
Sytë e mi mbusheshin me dritë
Nga shkëlqimi tek terrin përflakte

E tillë ishte ajo
Kur nata binte si perde
Ajo ikte e unë mbetesha
E fshehta e saj më bënte si të çmendur

Dhe shpërthente krejt papritur
Librat i rendiste nëpër rafte
Rrezatonte fletnajën e tyre
Dashuritë të ktheheshin në vendin
e takimeve

Në faqet e librave.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s