Poezi nga Rudina Nano

Poezi nga Rudina Nano
 
 
PËR HIR TË ZOTIT
 
Për hir të Zotit!
Mos ma thyej këtë ëndërr
Të përulem me shpirt
të zhuritur,
pa u ndjerë,
mbështjellë me aromë
të shuar,
nën pemē të dremitur bajameje
Për hir të Zotit!
Mos më vrit!
Ja ku jam,
e zhveshur nga çdo lumturi,
e rreshkur nga çdo dëshirë
Mos më lodh mendimet e pabindura
Mëshiroji rrahjet dehëse të kësaj zemre të ndezur
S’më mbetet më dritë,
po ma more këtë ëndërr,
as fuqi të të fajësoj ty.
Më lër ta shijoj çmendurinë time,
universin ta sjell mbi një gisht
Të kuptoj që një ditë jetova një grimë…
Për hir të Zotit!
Mos me vrit!
 
 
 
ËNDËRR E PARFUMOSUR
 
Hyri me vel krenarie
E bukur, e kulluar, e pastër
A thua se shtjella më e hidhur
u daravit nëpër tru atë çast?
 
Kur aroma e vet botës
e mbështolli në gjirin e saj,
me gishta ere përkundur ëndrrës
përhumbi tisit nëpër natë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s