Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Njeriu
 
Zemra e tij, e bën shkëlqimtare skëterrën .
Qesh kur qajnë dhe qan kur qeshin .
Urren atë që ka dashur më tepër se jetën,
dhe dëgjon violinat e shpirtit që ja përqeshin.
 
Përse më urren ?- i thotë Zotit.- Që jetoj ?
Kam shpirt çmenduraku nga mërzia.
Nëqoftëse më vret, jam unë që shpëtoj
edhe pse shpresën e kam te perëndia .
 
Në këtë tokë, padrejtësia ndrin si lule e helmët
dhe qiellin e vdekjes e sjell edhe këtu.
Shiko, si pret në shi varri i vetëm,
e paskësaj s’të shpëton dot as shenjt e as Hy .
 
Jeni ju pasqyra e trishtimit tim !
Jetoj , si shoku i zogut me thërrime …
Qëllomë në zemër. Pse më kursen ne mjerim ?
Por kjo nuk më privon nga shenjtërimet.
 
 
 
Trëndafili
 
Formë e vjedhur nga idetë hyjnore,
i falem shpresës
Shikoj vyshkjen tënde, vyshkem edhe vetë
kur çelin mëngjezit margaritarët e vesës
Unë, vjedh aromën, si i dehur nëpër fletë.
 
Kush ? Kush nuk është skllavi yt!
Kur kanalet e limfës ndezin hijeshinë, metaforën
Ndjej zhurmë hapash në koridoret e shpirtit
dhe dehem e në delir joshem me kurorën.
 
 
 
Hakmarrja
 
Po kthehem sfidës së memorjes.
Jam i betuar. Atë shpirt kam.
I gjallë do të jem urrejtja jote,
i vdekur , hije që me demonin ngjan.
 
Kur zemra e bën hakmarrjen,
mos fol nën zë. Hesht më mirë!
U grindëm syve : – Mos shikoni !
…paska dhe dritë në errësirë…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s