Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

VEÇ MILINGONA
Fabul

Në xhungël fjala mori dhenë,
U ngjit në më të lartat pemë,
U bë njësh edhe me renë:
Do ndahet shapi nga sheqeri,
Xhunglës do zhduket kanceri,
Do vijë hataja dhe vet tmerri.
Sa të ikë me gusht dhe vapa,
Arrestimet ndjekin mbrapa
Që nga sferat më të larta.
S’janë fjalë për në libra,
Do arrestojmë luanë e tigra,
Do kyçet përgjithmonë e liga.
E deklaroi vetë majmuni,
Kryehetuesi,punëshumi,
Tek niste rrjedha e një lumi.
Pa iku vera si nga hera,
Lëruan dheun dosa dhe derra,
Gjethet zu t’i mbledhë humnera.
Majmuni prapë del kësaj ane,
Me qejf mbllaçit,përtyp banane
E struket në një skutë mjerane.
Qielli ndez eshkën te rrufetë,
Me uturimë zbresin rrëketë,
Dëgjohen fjalë poshtë e përpjetë:
O qiell,me re mbulona,
Shkarko rrufetë mbi kokat tona,
Po arrestojnë veç milingona.

 

***

E ç’mund të presësh më tepër
Kur qentë bëjnë orkestër?
Lehje dhe vetëm lehje, vëllezër.

 

Shpesh

Det e kam thirrur syrin tënd.
Le të jem aty perjetësisht i mbytur.
E dashur,kjo mbytje kurrë s’më tremb,
Më tremb veç loti i kripur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s