Rrënjët e Lisit Shekullor – Fragment poetik nga Jakup Ceraja / Shkëputur nga vëllimi poetik “Ucë Mala”

Fragment poetik nga Jakup Ceraja
 
 
Rrënjët e Lisit Shekullor
 
Po fryen era dhe po rrah me furi
me gjilpëra të akullta po therr pa mëshirë
lisat tundin e nuk është stuhi
edhe pse ua këput gjethet hir e pa hir
Erës së tërbuar ti ia di vesin
rrëfime të zeza për të janë thurë,
por para saj vetëm shkurret tresin
dhe ndonjë krade varur mbi mur.
Shikoje para teje lisin shekullor
tundet lakohet si hark shigjete
me majet puth tokën e rrënjëve të forta,
por thikohet kah qielli me dëshirë jete.
Me lisin e oborrit vëlla je ti
toka nënë ty e atij u jep fuqi,
ndaj rrënjët i keni thellë në dhe sharruar rrënjët mëshirë nga era kurr s’kanë kërkuar.
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Ucë Mala”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s