Luz María López, si frymë angazhimi në universalitetin mendim dhe simbolikë e thellë e kuptimit metafizik / Nga: Agron Shele


Luz María López (Porto Riko)

Poete, redaktore, përkthyese, promovuese kulturore ndërkombëtare dhe avokate e të drejtave të grave. Drejtore Kontinentale – CED në Festivalin Botëror të Poezisë (WFP) dhe në Frontin Botëror Poetik për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave (WM). Redaktore kontribuese dhe anëtare e Bordit në Galaktika Poetike “ATUNIS”; Redaktore kontribuese në organizimin e të vërtetave të ndryshme. Ajo ushqen miqësi shumëkulturore dhe nxit paqen dhe drejtësinë shoqërore.

Luz María López, si frymë angazhimi në universalitetin mendim dhe simbolikë e thellë e kuptimit metafizik

“Me mendjen tonë ne krijojmë ditë pas dite, botën që na rrethon”
Marion Zimmer Bradley

Arti, si produkt i ndërgjegies kohë por dhe inspirim shpirtëror, ditë për ditë shpreh jo vetëm refleksionin jetë, por krijon dhe imazhet e së nesërmes, gjithë kjo si një vizion që projekton një botë larg kontraveseve shoqërore dhe përherë e më të lirë. Nuk do të gjykoja dot ndryshe për poeten, redaktoren, përkthyesen dhe avokaten e të drejtave të grave në mbarë botën, Luz María López, e cila artin e saj e ka shndërruar në frymë të humanizmit njerëzor, si mishërim i atributeve universale dhe manifestim i vlerave më të mira. Nuk është rastësi që në poezitë e saj të ndeshesh me syrin e mprehtë për të operuar ndaj fenomeneve negative, të drejtat e grave, luftën pa kompromis ndaj dhunimit dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre, dhe si një zë i fuqishëm që përmes fjalës së lirë por dhe aktivitetit që zhvillon të hedhë shumë më tepër dritë rreth reminishencave jetë, atë të pas kuintave fasadë, që ngre shkëlqime sipërfaqësore pa fund, por fsheh dhimbje dhe plagë të thella. Filozofia e mendimit të saj poetik depërton në detajet më të fundit, labirinteve të errëta që fshehin neuronet psikozë të turbulencës shoqëri, shkon përtej kufijve të atyre rregullave fanatike të vendosur nga dogmat dhe shndërruar në moral kohe, formë kjo që rrudh individualitetin dhe kreativitein e qenies dhe e shndërron atë në turmë fisnore herezi. E ngritur mbi gjithë këto fonema, autorja apelon përmes artit të saj, poezisë së saj ( Fëmija nuse, Gruaja, Vajzat e rrëmbyera) apo përpos peticioneve për arrestimet e grave në kërkim të të drejtave të tyre legjitime, si një zë shpresërimi për ekulibrin shoqëror, respektimin e saj si një vlerë unikale e ripërtëritëse e jetës, dhe fuqi integriteti e intelektuale. Sigurisht përbrenda misionit të saj si autore grua, poetja ka ditur përherë që përmes vargjeve të saj të relativizojë kohezionin e krijuar dhe këtë si qëllim dhe ide reflektimi që e nesërmja të mos përsëritë gjurmë lotësh, por të ndjekë gjurmë të tjera dielli. Metafizika e Luz María është shumë më e thellë dhe fokuson gjithë larminë jetë, si një ngjyrë të përshafaqur në trajta dhe kontraste të natyralizuar me vetë stinët, jo vetëm dimrin që vjen me shtjella të ftohta fryme por dhe verën që përcjell të tjera rreze e mbjell shirita të ndritshëm në qiell. Gjithësesi ajo vjen në artin postmodern si poete e dhimbjes por dhe si poete e dashurisë njerëzore, e gjithë kjo përmes formave artistikë në vargje të lira, forma eliptike, metaforash e figuracioni të pasur, të cilat në përmbyllje të tyre ngrejnë kurba të fuqishme, kuptime që ridimesionojnë dhe lënë gjurmë të patjetërueshme të kreativiteit të saj krijues. Në veçanësinë e artit që dhe e identifikon si autore është stili i grishtë që prek lexuesin dhe kahja nga hermetizmi drejt surrealizmit, si pasqyrim i gjithë atij shqetësimi të përbrendshëm dhe kontradiksion përballje (dualizëm gjendje), që në konfuzion endet përmes të papercetueshmes dhe arsyes apriori. Në këtë këndvështrim ndeshemi me hapësira të pafundme imagjinare, që kapërcejnë vetveten dhe depërtojnë drejt pamundësisë, si qëllim për të deshifruar kodet dhe rebuset që mbeten njolla të errëta në memorien njeri dhe sfidë e përhershme për të rendur drejt kufijve më të fundit të tyre. Për më tepër le të ndalemi në tre aspekte kryesore të poezisë së kësaj autoreje:

1-Poezia si formë angazhimi dhe deshifrim i problematikës jetë

“Nuk guxoj të shoh fytyrën e njeriut,
që po më largon
ai qesh dhe zhurma e tij abuzon
me ndjenjat e mia si thika.
Një kalë është i shqetësuar jashtë
daullet po bien me shpejtësi
Cili është çmimi im baba?
cili është çmimi im !!!”

Tek poezia “Fëmija nuse” denacohet abuzimi me fëmijët, i cili përbrenda rregullave dhe kodeve që ka krijuar vetë shoqëria (partriakale), nuk bien daulle, por ngulen thika në shpirt dhe zemrën e pafajësisë. Dhe si një turp i madh i njerëzimit, fytyra njeri shndërrohet në mostër që shkëmben jetën me skllavërinë, e lidh atë me zinxhirë edhe më të frikshme dhe e detyron të endet përjetë fatalitetit të saj. Kuptimi i këtyre vargjeve shkon dhe më larg dhe nuk vjen si formë që vetëm paraqet (tablon gri), por është thirrmë e fuqishme për sensibilizuar dhe ndaluar këto metastaza që stërgjatin hije të fshehta e rrethojnë më pas me shtjella dramatike nga më të errëtat. E ndërgjegjshme për këtë sindromë shoqërore dhe si aktiviste e njohur por dhe në angazhim të plotë në raport me ndërgjegjien kohë që duhet të reflektojë autorja shpërthen në rrebelim dhe vendos gishtin në këtë plagë të dhimbshme (Cili është çmimi im baba?/ cili është çmimi im !!!)

Poezia si formë estetike dhe metafizikë

“këto ditë të zgjuara
aromatizuar me vizionet
larë nga jashtë
ngjyrave të zbërthyera
dëshirave të harruara
zërave të zhurmshëm
pulsimi i minutave
në duart e mia
një shkallim i imazheve
duke humbur shumë shpejt.
Shpërndarje kundër orës
nga librat e mendjes
dhe prapa perdes unë ende dëgjoj
jehonën e këngëve të vjetra
duke mbushur kupën e verës
me poezi
duke u reflektuar!”

Tek poezia “Reflektuar” autorja shkon përtej atyre vizioneve të cilat kapërcejnë pragun hermetik e zhysin në ditë të zgjuara, zëra të zhurmëshëm, ngjyra të zbërthyera, shkallim humbimesh, libra të mendjes, të cilat përbëjnë vetë shtjellën dhe shqetësimin njeri për metafizikën jetë, si koncept, rrugë që duhet përshkuar dhe mesazh që duhet të përcjellë tek e nesërmja. Gjithashtu në këtë poezi, përpos formës së sjellur dhe ideve të hedhura, ndeshim formën dhe trajtimin e vetë memories ndërgjegjie, si orientim drejt atyre hapësirave që të hedhë sa më shumë ndriçim dhe të shquajë e reflektojë rreth atyre rrathëve viciozë përherë e më mistike e përherë e më enigmatike.

Poezia si simbolikë e frymës lirike 

“hijet e netëve
duke krijuar një shtizë të dritës,
kur i kap të dyja
duart e tua
për t’i zhytur
në të njëjtin ritual…”

Sigurisht poetja përshkruan frymën lirike si simbolikë e gjithë ndjesive njerëzore dhe perceptim i një shtize drite që ndriçon tjetër qiell e përndrit të tjerë yje, të cilët në vezullim të plotë pasqyrojnë ngjyrën ar në më të kthjelltat sy shndërruar në thellësi liqenesh. Fjala ritual e përdorur këtu nuk mbart kuptimin e rutinës por të vazhdimësisë së përhershme dhe magjisë jetë drejt fluturimeve kozmike dhe rendjes së ëndrrave më të bardha.

Dhe në këtë aspekt e zbërthim ideo- artistk, referuar dashurisë si koncept e prelud, të tjera vargje tronditin altaret dhe si në apokaliptikë shembin muret e zemrës dhe e ringrejnë shpirtin në më të lartat poltrone perëndsih.

Studimi i poezive të autores Luz María López meriton një vëmendjë shumë më të madhe dhe studim më të detajuar për vetë mesazhin e madh që përcjell dhe frymën poetike të shprehur, si frymë angazhuese në universalitetin mendim dhe simbolikë e thellë e kuptimit metafizik

Agron Shele, shkrimtar, poet

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s