Festivali poetik “Poetët e rinj” – Jehonë dhe krenari e “Oeneumit” / Nga Kryetarja e Shoqatë së Shkrimtarëve OENEUM-Tetovë, Behare Shabani-Neziri

Festivali poetik “Poetët e rinj” – Jehonë dhe krenari e “Oeneumit”

Se poezia është vërtetë princeshë e artit dhe odeon i shpirtit të poetëve e në veçanti të poetëve të rinj, të cilët me poezitë e tyre jehuan gjithandej nga edhe vinin me çiltërsinë e tyre, për të dëshmuar se kjo tokë shqiptare frymon shqip dhe, do të frymoj gjithmonë mu ashtu siç frymojnë damarët e tokës që nga lashtësia e deri më sot, me bardhësinë e shpirtit, si plisi në kokë që simbolizon shpirtin e një kombi, që gjithmonë diti të dhuroj vetëm paqe e lumturi dhe dashuri për njerëzimin duke mos e harruar që ecjen nëpër kohë ta pagëzoj shqip si gjuhët e perëndive, që dimë t’i lexojmë nëpër datat e kohës.
Me ngjyrat e kësaj natyre shqiptare dhe, me odeonin e shpirtit poetik edhe poetët nga mbarë trojet shqiptare të Republikës së Maqedonisë, kohës i dhanë një dëshmi për kohën, që do ta lexojnë sytë e ardhmërisë në shenjë kujtese se si frymonte poezia shqipe me gjuhën e saj, nga poetët e rinj, që iu përgjigjen thirrjes të Shoqata e Shkrimtarëve OENEUM –Tetovë, për të nderuar Manifestimi letrar “Poetët e rinj”, si një derë e hapur për talentet e rinj, që artin e të shkruarit e kanë gjuhë shpirt e, poezinë ballë krenarie.
Kështu që në prani të shumë artdashësve dhe të personaliteteve të kulturës dhe institucioneve si përfaqësuesit nga Komuna e Tetovës, që u printe Kryetari i Këshillit Komunal z. Bekim Meti dhe nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, që përfaqësohej nga z. Arlind Huseini dhe mysafir të tjerë, me sukses u realizua manifestimi në fjalë, si në vijim.
Me një minutë heshtje në shenjë respekti për kolosin e poezisë shqipe Fatos Arapin dhe, më pas ecurinë e manifestimit e vazhdoi moderatorja zonj. Sadie Aliti, duke i njoftuar të pranishmit me ecurinë e programit të manifestimit dhe, duke i përshëndetur të pranishmit, përfaqësuesit nga institucionet, që edhe materialisht e mbështetën këtë manifestim e, në veçanti poetët e rinj, që i dhanë më të bukurën e shpirtit këtij manifestimi-poezinë.
Qëllimi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, me këtë manifestim dëshmon se është derë e hapur që t’ua lëmë odeonin e “Oeneumit” gjeneratave të reja, poetëve, që besoj dhe jam e bindur se këtë flakadan shpirti, do ta lartësojnë edhe më tej.
Pra, do të jenë e ardhmja e “Oeneumit” dhe, krenaria e kombit.
Me këto fjalë dhe me fjalët përshëndetëse e filloj fjalën e saj, Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” zonja Behare Shabani-Neziri, duke vazhduar më tej me fjalët, si një Lidershqip, që vërtetë në shpirt e ka poezinë dhe ardhmërinë e Shoqatës e sheh ndër penat, që premtojnë, se nesër do të jenë ambasador të kulturës shqiptare gjithandej trojeve shqiptare e më gjerë.
Duke e vazhduar më tej me fjalët: jam e lumtur, që vërtetë shoh mes nesh pena me talent të veçantë, jam krenare që sot, unë e hap këtë manifestim dhe, dashtë Zoti, gjithmonë krenarinë time ta ndaj me Ju, poetë të rinj dhe Ju dashamirë të artit e poezisë.
Ndaj, më lejoni që të shpall të hapur Manifestimin poetik”Poetët e rinj” dhe, të falënderoj Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë për përkrahjen që na e jep si dhe Komunën e Tetovës dhe, shpresoj që gjithmonë do të na përkrahin ngase ne si Shoqatë vërtetë jemi një Kala, ku valëvitet vetëm një flamur me simbolet: dije, urtësi dhe shpirt poetik, që dhimbje e plagë i lidhim apo më mirë thënë i shërojmë vetëm me dashuri, për jetën dhe tokën që na i fali Zoti.
Pas kryetares, zonj. Behare Shabani-Neziri, fjalën gjithashtu e mori edhe z. Ejup Ajdini, i cili foli për koherencën e Shoqatës dhe për kolosin e letrave shqipe Fatos Arapin dhe, me një mesazh për penat e reja foli edhe Nënkryetari i Shoqatës z. Daim Iljazi.
Më tej programi vazhdoi me promovimin e revistës “Plejada” dhe Antologjisë poetike “Odeoni i fjalës”, me fjalët e z. Rami Kamberi, i cili tha: kam nderin së pari të promovoj revistën “Plejada”, të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, e cila është si një qiell që kërkon shumë yje të shndritin në hapësirën e saj, ashtu siç kanë shndritur shumë yje, si me poezi, kritikë letrare dhe prozë e, shumë e shumë tituj për artin, që na bënë krenar, se ne dimë të kultivojmë atë, që ndër mileniume e kultivuan të parët tonë. Kurse për Antologjinë poetike “Odeoni i fjalës” mund të them, se: është Kala për poetët e rinj e ballë krenarie për shqiptarinë e më gjerë.
Por, ajo që ishte më madhore e këtij manifestimi, lirshëm mund të themi se ishte Ora letrare e poetëve të rinj, të cilët me interpretimet e tyre, jo vetëm që dëshmuan se poezia ka ndjenjë e shpirt, por, dhanë mesazhe se nesër për kohën do të jenë edhe emra të letrave shqipe.
Më pas manifestimi vazhdoi me ndarjen e çmimeve, që i zgjodhën nga Juria, Rami Kamberi-Kryetar, Vjollcë Berisha-anëtare dhe Ejup Ajdini- anëtar.
Kështu që, sipas mendimit të jurisë u ndanë këto çmime:
• Vendi i parë, i takoi poetit Faik Selimit
• Vendi i dytë, i takoi poetes Melek Sulejmani
• Vendi i tretë, i takoi poetes Ajla Hadari
Si dhe tre çmime, për tre poetë:
• Rezarta Samiu-“Penat shpresë e ardhmërisë së Shoqatës se Shkrimtarëve “Oeneum”.
• Alma Selmani-“Penat shpresë e ardhmërisë së Shoqatës se Shkrimtarëve “Oeneum”.
• Arijeta Alija-“Penat shpresë e ardhmërisë së Shoqatës se Shkrimtarëve “Oeneum”.
dhe, tre çmime për personalitetet:
• Z.Ahmed Qazimit – Mik i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”,
• Z. Arlind Huseinit – Shef i Sekretarit Shtetërorë në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë
• Zonj. Nita Asani – Pllakati/ Mirënjohje “Për kontributin e dhënë për Shoqatën e Shkrimtarëve “OENEUM”.
• Çmim i veçantë u nda edhe për restorant ARBRI, për përkrahje dhe, për fisnikëri që ka treguar gjithmonë për Shoqatën e Shkrimtarëve “OENEUM”.
Manifestimi u përmbyll me darkën e shtruar dhe, me bisedë rreth sukseseve të tjera në fushën e kulturës dhe artit.

Nga Kryetarja e Shoqatë së Shkrimtarëve OENEUM-Tetovë, Behare Shabani-Neziri

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s