Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

***

Ra prej peshës së lotëve të “qiellit”.
Gjithçka u thye, u shkërmoq brenda saj.
S’di ku shkonte, fati e degdiste.
Lotët çurg, i shkonin si ujvarë!
U lëshua lehtas, kokën mbështeti.
Pikoi të fundit, lotin e rëndë.
U shkund me forcën e shpirtit të ngelur.
Arratinë mori për të mos u kthyer më!

 

***

Foli dielli me rrezet e tij.
M’buzëqeshi djegshëm deri në shpirt.
Shpirti u ngroh, u orvat drejt tij.
Qiell u bë, të mos e humbi përsëri.

 

***

Ditë, që s’flas me ty!
As nuk jemi shkruar!
Diçka u rrokullis në shpirt
dhe zemrës, heshtur i foli.
Ishte rënduar shumë, 
nga brenga që e gërryente.
S’dinte si të sillej!
S’dinte, se ç’të bënte!
Zemra, rrahjet shtonte,
mundohej të dëgjohej.
Shpirtit i jepte jetë,
ta ringjallte,ta shpëtonte donte.
Shpirti, theu trishtimin.
Buzën vuri në gaz.
-S’ka si të ndodh ndryshe,
nesër, do më flasi prapë!

 

***

Sonte kam vendosur,
“tradhëtinë” të kem mike!
Ti, rri plaç vendit në daç,
me ty, s’dua të jem, këtë natë!
Më “çmend” me pyetje shumë,
parreshtur më thua, të dua!
Më puth pa pushim ngado,
mendjen, do të më prishësh mua.
Besoj,nuk do më ndjekësh
nga prapa si hije e zezë,
n’takimin e “mistershëm” ta dish
do shkoj, syri tërr, s’më bën!
Mos më thirr pastaj në emër!
Të lutem mos më thirr!
Nëse, të dua, do më thuash,
do jem përsëri e jotja, robinë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s