TRI DITË PËRSËRI….. (Resumé për një tregim) / Nga: Mihallaq Qilleri

TRI DITË PËRSËRI…..

Resumé për një tregim

Koha…
– Midis nesh mbaroi gjithçka, – thoshte një mesazh ne celular.
E ndjeu se diçka krisi brenda tij. Kjo kishte ndodhur disa herë. Pas tri ditësh zakonisht ajo telefononte Kërkonte me këmbëngulje të lidheshin përsëri.
Ai qe një burrë përmbi të pesëdhjetat dhe e donte shumë atë grua. Pat qenë gjithashtu krejt i sigurt se edhe ajo ndjente të njejtën gjë. Madje mënyra se si rikthehej pas tri ditësh tek ai, i forconte mendimin se ajo, më shumë luante femrën sesa dëshironte të ndaheshin..Femra..Ndoshta bota nuk do të kishte asgjë të bukur nëse edhe ajo do të kishte karaktererin dhe prakticitetin e mashkullit.
Të kujtohet…aeroporti.?
Mesazhi i fundit solli në të vërtetë një dhimbje të thellë. Si tërmetet që nisin nga qendra e tokës.. Po, aty për aty, mendoi se nuk kishte kuptim të luante me vetveten. Dikur mbërrin një fund, mendoi, dhe ja tek erdhi. Ashtu thjesht, me një rrjesht të ftohtë gërmash celulari, të akullt që shpërbënin edhe vet fjalën mesazh.
Retrospektivë…
Dashuria e dyzuar nuk duhet të ekzistoj, shënoi pastaj diku në fletët e tij plot shkaravina. Shkrimi qe shpërfillës, thuajse i palexueshëm. Njeriu ka të drejtë të dyshoj në gjithçka, deri për vetveten, por një dashuri nuk ka fillim, ose thjesht nje embrion genetik. Ashtu si çasti i nisjes së jetës mbi tokë është i pakonturuar plotësisht. Teori misteresh, dyshimeesh..Molekulë, amebë, ujë, dritë, tërmet, zjarr..Dashuria me shikim të parë? Jo, ajo nis me dëshirën e parë për t’iu drejtuar aventurës. Ajo nis me turbullirën e sexit. Pastaj qetësohet me arsyen për vlerën e njeriu përballë. Pikërisht për këtë ajo nuk ka as fund. Asgjëja mbaron atje ku ka nisur. Tretje, ftohtë, kalbëzim, shpërbërje. Vdekja është një fjalë e krijuar për të treguar ndalimin e frymarjes, jo mosekzistencën. Ekzistenca nuk është gjithmonë frymore. Ekzistenca është materje..
Ngjarja në makinën e saj..
Gjithmonë ai mendonte se ditët, muajt, vitet nuk e thinjin një dashuri, por e rinojnë. Ajo vetëm rritet. Ankthi nuk është dyzim. Ankthi është dashuri e tjetërsuar. Indiferenca është e frikshme. Sepse vet dyzimi tregon se asgjë nuk pat nisur sinqerisht e thellë, kurrë, asnjëherë. Fundi mund të shihet kështu si një e pavërtetë. Ne luajmë përbindshëm me vetveten. Derisa plagosemi. Dhe tërhiqemi zvarrë deri në strofkën e gabimit ku pranojmë me dhimbje se kemi qenë të sëmurë. Pikërisht për këtë shkak nuk mund të ketë funerale.. Trazira brenda gjoksit, më shumë se humbjen, tregon zhgënjimin, por edhe kapricion..
Fillimi i dimrit… Ana e pasme e hënës..
Megjithë këtë argument ai priti përsëri tri ditë…

 

Nga: Mihallaq Qilleri

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s