S’E DUA PARAJSËN TËNDE, ZOT… (në vend të ngushëllimit për të ikurit të pa moshë…) / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

S’E DUA PARAJSËN TËNDE, ZOT…
(në vend të ngushëllimit për të ikurit të pa moshë…)

Ç’na duhet kjo gënjeshtër e njëtrajtshme
pa moshë, pa gjini…,
të gjithë me krahë
si pupla
pa rrënjët e gjakta,
pa zë, pa sy…,
pa shpirt…?
….
Qëndrofsha në Ferr të kësaj jete…
U djegsha për një Fjalë të RIKTHIMTË…

KY SHI…
(Ky shi prej lotësh , që s’resht e nuk resht….
Vetëm nga Zoti na përpellgjet përreth…I.S)

Ky shi, ky shi
që as flet, as hesht
patjetër brenda lotit
një brengë do ta ketë….

Ky shi, që më lutet
qarjen t’ia përkthej
me fjalë të ujëta
shpirtin ma tret…

GËRSHETAT…

I thur dhe i çthur, me gishtrinj prej ëndrre…
Herë i lyej me kënanë e vjeshtës,
herë nëpër thurje u vendos lule shqerre…

Në dimër më ngrijnë gishtrinjtë në të thurur…
Me gërshërët e dhimbjes i pres, të shkretat…
që mbetën veç te ëndrrat e bekuara…

Ah, gërshetat,
Të kënduarat e paprekura…

…SE PAQA…

… SE PAQA FILLON NGA MUA.
…SE PAQA VAZHDON ME TY.
…SE PAQA ËSHTË VETËM FALJE.
…SE PAQA ËSHTË DASHURI…

 

Iliriana Sulkuqi, në të gdhirë të së sotmes…
( Brooklyn, New York, 2018)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s