Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

MOS MË FTO

Kur mesnata bie
Mbi shpirtin vetmitar
Mëkatet na vishen
Si rrobe të mëndafshta
Ftesa jote e purpurt
Ma zgjat dorën e zjarrtë
Më lut të jemi bashkë
T´i presim agimet
Në bregun e bleruar
Më fton të vij
Gjurmëve të afshëta
Ku ti shtron darkën solemne
Të drithërimave të harruara
Në emër të syve të mi të zi
E në qerpikë të rri
Një shkëlqim loti
Vardis ngjyrën e buzëve
Të dukem më hyjnore për ty
Unë poet që sëmurem
Nga vargjet e tua
Të dhuroj dhembjen time
Edhe buzëqeshjen të falë
E të lus në emër
Të darkës solemne
Mos m’i bezdis mëkatet

Marrë nga libri im ” NJË GLLËNJKË DASHURI”

 

KAFKË STUHISH

Shikime të rreme
sodisin lulet e kopshtit
në mua digjet ashti
kapilari
në lojë djalli

Kafkën time sa herë
e pashë varur
skenar i trishtë
qetim i brishtë
vorbull i vyshkur
apo mallkim
ndarje muresh
shenjtëri epokash
e varret kurrë s´u mbyllën
as këngëvaji s’pushoi

Ringjallje me dy gishta
fluturim
mbi krahë shqiponje
qiellit të blertë
në gjirin atmëmë (s.f)

Marrë nga libri “IMAZHE TË RINGJALLURA”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s