Poezi nga Menduh Leka

Poezi nga Menduh Leka

 

PASELEGJI

(7 ditë pa motrën )

Kurrë nuk e harrova atë kumtim
Atëherë kur si pesëmbdhjetëvjeçare
Më kishe puthur ballin tim foshnjor
Ardhje që ia ritregoje Nanës

Jehonat e gëzimit pafundësive
Tej shikimit të parë i kishe nisur
Uroje jetë
Motra për Vëllaun

Trëndafilat pembe nën qershitë e kuqe
I kishe mbledhur me nxitim
Se trupshpirti në atë djep
Duhej të ishte i stolisur
Që të frymoja pa qarë

Aq mund të bëje në atë kohë
Që të mos më mungonte kurrë
Aroma e trëndafilave

Dëlirësia ishte uratë pagëzimi
Në apotheozë gëzimesh

Përherë na kanë përmendur trëndafilat
Dhe ajo ngjyrë pembe
Ristolisur ka tërë baladat e tej miteve
Një Vëlla për një Motër
E më tej si përbetim
Sfidoja çdo përmasë gjeografie
Të rikumtoj se çka është afërsia

Të putha në ballë për herë të fundit
Minja e Nanës

Më fal që më ranë ca pika lotësh
E ngjyra trëndafilësh bojëpembe
Gjithandej u mbush hapësira

Ndodhi pikërisht ashtu…

Ti e Para e Unë i fundit

Të vendosa ato trëndafila pembe
Në atë vend ku përgjithmonë prehesh

Nuk mund të ndodhte ndryshe…

Në tejkohë do të njohim njëri tjetrin
Me aromën e trëndafilave pembe
Një trini hyjnore me Nanën,Babën e Ti
Matanë me buzëgaz Zoti

Mbeta përsëri e përsëri vetëm Flijim
Me tërë pikëllimet e kësaj Ane

 

Një funeral që nuk ndodhi

Më vjen keq varrmihës varrtarë dhe për ju kurreshtarë rasti
Për Lotin e Fundit dhe një tjetër që mbeti pa mëditje
Finokë fis e farë e të përdalë nga të çarat në samarë

Më vjen keq që mbetet në eklips ekzaltues; oh Yesss…Ia kërkuam këtë nder Zotit!
Thashemnajash ma shaluat nanën për së vdekuri
Dhe ti që më vdiqe për së gjalli qesheshe me atë drurin që ma dhe shtatit
kur të mbeti i vetmi veprim qyqar

Për tërë mirënjohjet në jetë !

Duar që fërkoheshin e relievi im i bërë pis nga pështyerjet dhe rënkimi i anatomisë trupore dhe asaj fryme të menduar shpirtërore
Të nanës…Të babës…Të Flijimit.

Më vjen keq që gjithçka që ishte dëshiruar kaherë
Gati të vendosnin bast se ishte e kryer e thjeshtë
Nuk përkoi me ciklet e zezonave të strehzave neurotike që aq gjatë ishin kukuvriq
Më tepër një hiq që u përligj
Në habitore ia morën në kor:nuk vdiq!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s