IKJA NGA TRUPI I VDEKUR / Poezi nga Shkëlzen Halimi

Poezi nga Shkëlzen Halimi
 
 
IKJA NGA TRUPI I VDEKUR
 
Do të ikim e dashur, do të ikim
Dhe do të strehohemi në ndonjë kujtim
Të atyre që nuk na kanë harruar
Na valixhen tonë do t’i fusim ëndrrat
Lutjet e mbrëmjes
Lëkurën e gjarprit të shtëpisë
Aromën e ftoit të vjeshtës
Do të marrim edhe lulen nga herbariumi
Dhe albumin e fëmijëve
 
Do të ikim, e dashur
Sapo të na mbulojë terri
Do t’i kapërcejmë ato
Shtatë male e shtatë dete
Patjetër do ta marrim edhe fatin tonë
Një grusht dhe vendlindje
Ilaçet për shërimin e plagëve
Librin e shenjtë për ta luftuar djallin
 
Do ta mashtrojmë gjumin
Dhe do të ikim
Do t’i marrin edhe shpirtrat
Nga trupat tanë të vdekur
Do të jemi të lire
Dhe do të zhytemi thellë
Në kujtimet e të dashurve tanë
Do të notojmë me peshkun e artë
Pastaj do të dalim në brigjet e kujtesës
Dhe do të luftojmë me valët e dhimbjes
Do të fitojmë dhe më s’do të ikim
Dhe do t’i kthejmë vitet e humbura
Që mbetën diku në rrugëtimin tonë
Duke i kërkuar ngjyrat e errësirës
 
Dhe kur të lodhemi
Djersët e shpirtit do t’i freskojmë
Nën hijen e shelgut të pikturuar
Që akoma rri varur
Në murin e shtëpisë së shembur
 
Një sy gjumë do ta bëjmë
Në shtratin e heshtur
Aty ku nuk do ta harrojmë
Vetveten
Aty ku do të kthehemi përsëri
Për t’i balsamuar
Trupat tanë të vdekur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s