Kalendari poetik: Alberto Bevilacqua (1934-2013) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Alberto Bevilacqua

Kalendari poetik: Alberto Bevilacqua (1934-2013)

Shkrimtar, poet, regjisor, skenarist dhe gazetar i njohur italian; u lind në Parma më 27 qershor 1934; në vitin 1955 botoi të parin vëllim me tregime, që u vlerësua mjaft mirë nga shkrimtari i njohur Leonardo Shasha (Sciascia, 1921-1989). Fitues i shumë çmimeve për veprën e tij artistike. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet që kam prej tij:

NGJASHMËRI

…ke bukurinë e fluturës që vdes
mbi llambën e nxehtë harruar ndezur
nga një i pagjumë deri në mëngjez:
digjet edhe shenja e cakut
ndërmjet ëndrrës së madhe dhe natës së shkurtër.
Bukuri, një kuptim i asgjësë,
e vetmja ndoshta,
që ndjen botën
dhe gërrmon në fund të pasyrës
ku duket vetëm ai/ajo që na mungon.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s