Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

SHAMËNI…

M’i shani (oh!), këmbët,
që diell s’më panë,
s’kërcyen në ballo,
marshuan pa anë…

Ma shani dhe syrin,
që dritë thithi shumë
dhe mbeti dritë – zbrazur,
netëve pa gjumë…

Shamani dhe hundën
që s’është si qiri
dhe buzët (ah buzët)
fishkur për një mit…

Ma shani dhe lulen
që sapo e mbolla,
dhe mallin prej loti,
dhe emrin te porta…

M’i shani (po deshët),
dhëmbë e dhëmballë,
thinjat përmbi rrudha,
gjithë ç’kam e ç’nuk kam…

Shamani dhe Fjalën
kur s’mbjell poezi…-
Veç shpirtin, kurrë – jo,
Në paçi Perëndi

 

VETËM PËR NJË KTHIM…

Vetëm për një kthim do të jetoj,
për pak smog nga qyteti im…
për një nënë që ëndrrën belbëzon…
për një varr që prehet në vetmi…
për një lule që ka zënë të thahet.
për një zog që dimri po e ngrin…
për një gjuhëz lëçitur që foshnje.
për një lot tretur nën qerpik …

Vetëm për një kthim do të jetoj!…
vetëm për një muzg…
për një agim…

 

DO TË LUTEM

Në rrugëzën e fundit drejt ikjes,
kur brymë mbi lule do të bjerë…,
kur Hëna të kaçet nga yjet,
kur natën dikush do ta çjerrë…-
do të lutem!

Do të lutem për të fundit herë:
për lulet çelura gonxhe;
për Hënën e plotë a të ngrënë,
për natën që ëndrrat rrëfen,
për ditën me smog a me diell…
për foshnjat që qajnë në lindje…
për nënat që fishken nga dhimbjet…
për vajzat, që flirt bëjnë me vete,
për meshkujt që s’dinë ku venë,
për burrat që dehin burrërinë;
për djemtë që kërkojnë dashurinë…
për këngët që ngrinë nëpër djepe…
për botën që digjet nga èthet…-
do të LUTEM,
për të fundit herë!

 

KAM LËNË

Kam lënë një pemë të pa mbjellë,
te ulliri, aty, pranë babait…
Kam frikë, a do të ketë aq vend,
sa rrënjët t’i shtrijë gjerë e gjatë?!…

Kam lënë një varg të pa mbjellë,
atje, te rrënja e Fjalës…

Kam lënë…
Eh, sa kam lënë…

Iliriana Sulkuqi – Dje, Sot, Nesër…
Broklyn, 27qershor, 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s