Çdo dashuri ka nevojë për një Far dhe një Ulli / Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 

Çdo dashuri ka nevojë për një Far dhe një Ulli

Ja Fari e dashur, e di se ç’është?
Kur nata bie mbi oaze perëndimi!?
Është uturimë e gëzueshme bashkimi,
Dhe vetëtimë që shpërthen këtë trung ulliri…

Ah, ja dhe një ulli, i dashur me shije kripe;
Çfarë mund të jetë kështu, mbi shpinë deti?
Në krah të një fari, në mes zjarrin ndez një zanë,
Kur nata na gjen të dyve permes qetësie të paanë…

Kot thonë; nuk është pritje Fari, as ulliri vetmi,
Shpesh gjenden natyrshëm, si shenjë dashurie,
Aty ndërsa rrinë bashkë; qielli, deti, gruaja, burri,
S’ka më asgjë njerëzore, veç thërrime hyjnore.

Eh, kjo është nëma e çdo shpirti në pandashmëri,
Gjen sende me jetë, me kulme të vjetër, te rinj.
Ma dëgjo se çfarë thuhet në këngë të thella uji;
Çdo dashuri ka nevojë për një Far dhe një Ulli.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s