Kalendari poetik: Ada Negri (1870-1945) – 150 vjetori i lindjes / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ada Negri

Kalendari poetik: Ada Negri (1870-1945) – 150 vjetori i lindjes

U lind më 3 shkurt 1870 Ada Negri, poete, shkrimtare dhe mësuese italiane. Mbahet mend si e para femër që u pranua në Akademinë e Italisë. Pati jetë të vështirë; i ati vdiq kur Ada qe një vjeçe, por në sajë të sakrificave të nënës arriti të mbarojë shkollën Normale Femnore dhe në vitin 1888 filloi punë si mësuese në shkollën fillore. Në atë kohë filloi edhe botimi i përmbledhjeve të para me poezitë e saj. Bëri emër menjëherë; me dekret ministror iu dha titulli ‘docent’ nga Instituti i Lartë “Gaetana Agnesi” në Milano. Në vitet 1926-27 qe kandidate për çmimin Nobel, që do të kishte qënë më se i merituar për poeten e shquar italiane.
Nga përvoja që kam, mund të them se pjesa më e madhe e linkeve dhe blogeve letrare në Itali kanë administratorë fanatikë të së majtës. S’ka tjetër spjegim, përse një link italian, që merret vetëm me ditët e lindjeve a vdekjeve të njerëzve të shquar (biografie on line), për lindjet e datës 3 shkurt përmend një arkitekt finlandez, një avokate dhe gazetare nga Bejruti, një mjek gjerman, një regjisor turk etj., dhe shpërfill një poete të shquar dhe për më tepër italiane, si e madhja Ada Negri. Komunistët në të gjithë botën janë njësoj. Nuk e harrojnë luftën e klasave. As pas vdekjes. Dhe Ada Negri nuk qe deputete, as kishte ndonjë post në hierarkinë fashiste. Shkruante libra dhe punonte si mësuese. Nuk shkroi poezi për ‘lavdinë’ e fashizmit’, as për ‘heroizmin’ ushtarëve të Duçes, ‘nuk ia kërkoi rrënjët’ partisë fashiste. Por nuk ishte komuniste. Dhe kjo gjë përbën faj për ta. Emri i Ada Negrit s’ka nevojë për dafinat e tyre.

NATA NË KAPRI

Yjet përmbi krye, sikur duan të më vënë një kurorë.
Më duket se mund t’i prek, sikur fare pak ta ngre dorën.

Por s’kam fuqi ta bëj, ajri trëndafilash është ngopur.
Yj e trëndafilë vështrohen, si gra me sy të lodhur.

Pak gjë ka mes tyre, ndoshta pak ajër dhe s’mund të puthen.
Kështu dhe mes nesh, vetëm pak ajër dhe të të puth s’mundem.

Ti fshehur je; por jeta jote ndjenjat m’i thërret në hije.
Fshehur deti, por frym’e tij netët mbush me të qarën time.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s