Kalendari poetik: Jacques Prévert (1900-1977) – 120 vjetori i lindjes
Më 4 shkurt 1900 u lind Zhak Prever, poet dhe skenarist francez. Shkrimet e para i botoi rreth vitit 1930 në revistën ku redaktor ishte Xhuzepe Ungaretti. Për disa vite punoi edhe në radio, ku pësoi edhe një aksident në rëndë; në vitin 1948 ra nga dritarja e radios poshtë në trotuar në Champs-Elysées, kjo i kushtoi disa javë qëndrimi në koma, por më pas e rimori veten. Poet i dashurisë Zhak Prever, e famshme poezia e tij “je suis allé au marché aux …” Por të gjitha poezitë e tij janë të bukura, janë të thjeshta dhe të thella; shpresoj t’ju pëlqejë kjo që përzgjodha sot në 120 vjetorin e tij:
MËNGJEZI (Déjeuner du matin)
Hodhi kafen
Në filxhanin e kafes
Shtoi qumësht në atë filxhan
Hodhi sheqerin
Në kafen me qumësht
Me lugën e vogël
E përzjeu
E piu kafen me qumësht
Pa më folur
Ndezi cigaren
Bëri rrathë
Me tymin
Shkundi hirin
Në taketuke
Pa më folur
Pa më vështruar
U ngrit
Vuri
Kapelen në kokë
Veshi mushamanë
Se binte shi
Dhe doli
Nëpër shi
Pa një fjalë
Pa një vështrim
Dhe unë kapa
Kokën mes duarve
Dhe qava.
© shqipëroi Maksim Rakipaj