Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

BOTA NGA E PARA

Sonte të gjitha gjërat i dua nga e para,
sonte dua vetëm t’më këndojë ajri,
dua të shoh bukuroshe të këndshme,të gjalla,
dua që vetëm unë ta prish magjinë i pari.

Dua fusha me lule e lëndina erëmirë,
dua ca bletë mbi to,të thithin nektar…
Dua ta puth diellin në mal ende pa gdhirë,
dua shtëpinë trathyer,ku më rriti me mall…

Sonte unë dua shumë e s’dua asgjë,
nga ky ballkon magjik me diellin përballë!
Pranë ti hirexhveshur po më ndez edhe më
e vetja po më duket krejt si në përrallë.

Sonte do ndjej atë që s’ndjeu njeri në botë
dhe muzgu nina-nana po na bën magji!
Gjaku po fërshëllen në damarë e aortë
sonte bota po fillon prapë,nga unë e nga ti…!

 

QYTETI I GURIT ose, DUKE PRITUR EPOKAT…
-Kushtuar Beratit tim të dashur

Në qytetin e lashtë të gurit,
thirra me zë epokal…
Thellë, shumë thellë nga shtrati i lumit,
dolën pesë motra e dy vëllezër të gjallë.

E ndjeu bota e Hadit mungesën,
dëgjoi bubullimën e zërit epokal,
veçse askush nga frengjitë e gurit,
nuk mori guximin përballë të dal…

Pritëm…pritëm aq gjatë,
sa pritja kapërceu epokat,
sa motrat u kthyen në kodra,
sa vëllezërit tashmë, u bën mal…

Ecim nëpër rrugën e Qumështit
kodrat delikate të brishta,mbajnë gjakun e motrave,
malet shpatullgjerë me hënën në mes,
aty lart, ku prehen epokat,
aty lart, midis resh…!

 

Si vyshket një lule

Një lule ka nevojë për vaditje,
ka nevojë për kujdesje e shërbime,
po ngeli pas dore, do vyshket e venitet,
do thinjet e do tretet nga ëndërrimet…

Një lule ka nevojë edhe për diellin,
ka nevojë për rrezet, që të hedh çdo hap,
po ngeli pas dore, petalet do zverdhen,
dhe faqet do t’i rrudhen pak e nga pak.

 

MOSMIRËNJOHJΕ

E mora me lekët e mia,
e ula në makinën time,
në vendin e parë…

E gjesdisa gjithëandej, gjithëandej…,
ku ndoshta disa vende
edhe në ëndërr si kishte parë…

Pagova nga xhepi gjobat e policëve,
( ajo më nxiste të ecja shpejt
shumë shpejt)
pagova drekat edhe darkat
e verën e bardhë…

Më vonë,
e ktheva si kokrra e mollës,
në vendin ku e kisha marrë…

Më pas mora ” shpërblimin… ”
-nuk qe burrë i mirë,
më doli ca legen
dhe një letër të gjatë për mua,
tip biografi e zezë…

Ndoshta ky ishte gabimi im,
(këtu nuk po diskutojmë vlerën e lekëve)
duhej t’ i kisha bërë elozhe,
për kofshët e rrumbullta dhe ngjyrën e brekëve !

© Dhimnica,Selanik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s