SHTËPIA IME DHE MILINGONAT – Poezi nga Sadik Bejko / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Si vdes gruri”- 1994

Poezi nga Sadik Bejko

 

SHTËPIA IME DHE MILINGONAT

Shtëpinë time po e braktisin milingonat.
U bërtasim unë e gruaja se prapë
Do t’u sjellim bukën, ujin, kripën,
Por ato s’ besojnë , që nuk besojnë.
Ndofta kanë përgjuar klithmat, ankthet
Tona netëve nëpër gjumë:
Ndihmë, ca thërrmija, ca thërrmija më shumë.

Keni parë braktisjen: varganë milingonash
shfytyruar, egërsuar, syverbuar
Me nga një trastë të madhe bosh në shpinë?
Keni ndjerë djersë të athta milingone
Kur zvarrë-zvarrë male, kufinj, dete përpijnë?
shirit milingonash kokulur, nofull kyçur
pafund… tel i zi, i hollë, i ndryshkur….

Fqinja të nesërmen m’i kthen me fshesë
Nën derë. Të durosh dhe buzët e varura
Dhe sharjet nëpër dhembë të komshisë.
Të shohësh milingonat barkngjitur
Në derën tënde varur si ca gjerdane të zisë.
T’u dhimbka, t’u dhimbka vetja
Kur t’i fyejnë milingonat e shtëpisë.

Ngrihem shtëpisë t’i zë çatinë, portat.
Bijtë më ikin, disa më kanë ikur me kohë..
Së pakut të më përfillnin milingonat.
Mos t’i shihja të flakura, të zhgënjyera te dera…
si të shoh zorrët e mia të thara, të nxira,
Të rrahura me shkop, zorrët nga uria të ngjitura..
Ah, kur s’bëkam dot zap milingonat e babëzitura..

Dhe shumë miq e dashamirë më ikin.
Ndërsa po mplakem në shtëpinë e tim eti.
Në shtëpinë drangull të tim eti kruspull rri.
Mbase në hjekë do të ndiej se nga dritarja
Me sytë mbi mua po krokasin korbat
Mbase të mëritura do të kthehen dhe trupin tim
të tharë do ta vënë në rreth milingonat.

 

Shkëputur nga vëllimi poetik “Si vdes gruri” – 1994

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s