Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Reflektim…

Më fal ti zonjë,
dhe ti zotëri i nderuar,
me timonin ndër duar,
e cigaren ndër buzë duke e shuar.

Nuk është veprim i duhur,
mbasi shishen e ujit të keni mbaruar,
nga dritarja e makinës,
ta hidhni pa u menduar.

Më fal ti zonjë,
dhe ti zotëri i nderuar,
nuk ju vjen keq,
se mjedisin jeni duke dëmtuar?!

Shikoni koshin e vetmuar,
puna fort e paska lënduar,
shikoni dhe ata të rinjtë atje tej,
rrugën në detyrë po e ngrejnë.

Sytë fener po çajnë në mjegull,
nga një fije cigare duke ndezur,
Vallë a e dinë,
që po mbysin pemët me nikotinë ?!

Pemët si në greminë veniten,
nikotinës dot nuk i arratisen,
biçikletat i shohim si superheronj,
por që dot nuk i shpëtojnë.

Biçikleta oksigjen mbi rrota,
një “automjet” që nuk e pëlqen e tërë bota,
Por pikërisht kjo kthesë,
duhet marrë nga koha.

 

Zëri i heshtjes

Fjalët më të bukura
Dalin prej njerëzve më të heshtur,
Shikimet më domethënëse,
Hidhen prej më të verbërve,
Zemrat më të hapura,
Janë ato zemra që janë lënduar shumë herë,
Por prapë ja kanë dalë,
E kujtimet i kanë lënë të vërtiten në erë.
Zeri i heshtjes,
I ka bërë të veçantë,
Zeri i heshtjes ,
Është ai që i ka bërë të ngjiten më lart.
Por heshtja disa nuk i ka mbajtur pranë vetes, i ka larguar,
E në fund, ata fort e thellë në zemër e kanë pësuar.
Heshtja vret muret,
Se dhe to duan të bëjnë fjalë,
Por heshtja nuk foli,
Vetëm kur arriti në majë,
Të gjitha vitet qetësisht i dëshifroi…

 

O jetë e marrë !

Pritmë o e marrë,
Se këmbën mbi greminë nuk e ve gjallë,
Pritmë o e marrë,
Nuk do bie, këtë hap mbi ty nuk do ta marr.

A ka rrugë mbrapa,
Po mund ti bëj disa hapa,
Edhe pse ndoshta nuk kthehem dot nga e para.

Lermë mua të vendos,
Mbi mua vetëm një herë të besosh,
O jetë e marrë,
Lermë vendimet vetë ti marr.

 

Mrekullisht…

Ku po shkon,
A je gati për udhëtim,
Je gati të ngresh valixhen,
Valixhen e ngarkuar me ëndrra ?!
Por po ta them,
Se valixhja që na le peshon më shumë,
E ora ka ngecur,
Pa kuptuar na u shkul një gjymtyrë.

Ku je ?
Dil në shesh të burrave që zëri të kumbojë,
Dil e mos ki frikë,
Apo ke turp të na thuash “më fal”,
Të është mbushur mendja të thuash “në djall”,
Jo, ti ke frikë të na shohësh në fytyrë.

Ku je, ku fshihesh,
Thua ke marë mendjen e djallit,
Po udhëton përtej oqeanit ?
Po udhëton në hapësira ?
Apo je bër yll fshehur në galaktika ?!

Mbase ke shkuar shumë larg,
Futur thellë në ndonjë varg,
Humbur në ndonjë shkronjë të përrallës,
Strukur në cepa të imagjinatës.

Do vazhdoj të të kërkoj,
Në çdo cep do shikoj,
Nuk e di se sa,
Por e di që do të vish
E të më thuash
“MREKULLISHT”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s