TI, MOS… / Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

TI, MOS…

A e di se pa krahë,
zogjtë
nuk e nisin dot udhëtimin?.
I mbyt pikëllimi…
A e di se edhe dallëndyshja,
nuk e lajmëron dot pranverën,
pa cicërimën e saj?…
A e ke kuptuar
si pikëllohet pema e zhveshur
prej gjelbërimit?
Si pret syri i saj me padurim
rrezen e diellit,
ta ngrohi, ta puthi,
krahët me sythe të njomë t’ia mbushi?
A e ke kuptuar se
edhe toka mezi pret të përtërijë shpirtin,
sapo stinët i zgjasin duart njëra-tjetrës,
në pragikjet e tyre?
Si pret t’i ngjiten kurmit mijëra lule,
si pret me padurim të shpërthejë bari i ri,
t’i lulëzojë syve?
A e ke kuptuar se
edhe unë jam si ëndrrat, si pemët,
si zogjtë, si dallëndyshet?
Se në shpirtin tim ka përherë gjelbërim?
Ndaj mos m’i pri krahët,
mos ma ndal këngën
e porsanisur mbi buzë…
Kam mijëra gjëra për të bërë,
kam mijëra gjëra për të thënë,
Pani im…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s