Mendje ndrituri, At’ Anton Xanoni, ishte një meshtar jezuit e personalitet i shquar i Rilindjes Kombëtare / Nga: Lekë Mrijaj

Mendje ndrituri, At’ Anton Xanoni, ishte një meshtar jezuit e personalitet i shquar i Rilindjes Kombëtare
 
Sipas të gjeturave dhe burimeve të tjera të Vatikanit, sot, tetëdhjetë e pesë vjet më parë apo me 15 shkurt 1915, në moshën pesëdhjetë e trevjeçare, ndërroi jetë jezuiti shqiptar, At’ Anton Xanoni, i njohur me emrin Ndoc Xanoni, i cili ishte një mendjendritur e meshtar që dha kontribut të veçantë e madhor në fushën e gjuhës dhe letërsisë dhe botimeve të përgjithshme të teksteve shkollore, duke ushtruar një ndikim të dukshëm për ta avansuar sa më shumë gegërishten në gjuhën shqipe, ndaj mbetet një protagonist kyç i shkollës letrare të jezuitëve si dhe një portret i shquar dhe tejet i dalluar i periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe i Kishës Katolike Shqiptare.
At’ Anton Xanoni, i njohur me emrin Ndoc Xanoni, u lind në Durrës me 12 janar 1862, i cili që në fëmijëri u zhvendos në Shkodër, i cili u rrit dhe u shkollua në gjirin e etërve shqiptar jezuitë. Duke parë talentin e tij, At’ Antonin e dërguan të kryente shkollën e lartë në manastirin Kartusian në Porta Coeli në veri të Valencias, në Spanjë (1883), në një institucion jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat (1884), në Kremona të Italisë (1886), dhe në Kolegjin Gregorian në Krakov (Kraków) të Polonisë (1890-1892). U shugurua prift jezuit në Krakov në vitin 1892 i cili u kthye dy vjet më pas në Shkodër, për të ligjëruar në lëndën e gjuhës shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet trembëdhjetë vjet më parë. Në vitin 1896 dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos në Itali, para se të kthehej në Shqipëri.
At’ Antoni, jezuit, (e cituar nga studiuesi Bardhyl Demiraj) veç tjerash në vitin 1908, ka bashkëpunuar me periodikun jezuit “Elçija e Zemers t’Jezu Krisctit” (që njihet si më e vjetra) njëkohësisht ka qenë edhe admirues i gjuhës romake e greke si dhe një poet, dramaturg, fabulist, novelist shqiptar e përkthyes me përmasa të larta shqiptare, i cili dha një kontribut në lëminjtë e teksteve edukative, gramatologjisë dhe publicistikës shqiptare, njëkohësisht vlen të potencohet se ka shkruar edhe vjershën me frymën e Rilindjes Kombëtare “Rrnoftë Shqypnia”, kushtuar shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë siç thuhet (nga disa studiues) një pjesë e veprës së tij akoma ka mbetur e pa botuar. Sipas burimeve faktike, Jezuiti shqiptar, At’ Anton Xanoni, ishte edhe një lavërues i shkëlqyeshëm i gjuhës sonë shqipe, ashtu sikurse Mati Logoreci (1867-1941), e françeskani, At’ Shtjefën Gjeçovi (1784-1929), që do të thotë se kishin qëllim për ta pastruar gjuhën shqipe nga arkaizmat otomane e sllave.
At’ Anton Xanoni, me imz. Lazër Mjedën (1869 -1935), ishin anëtar e bashkëpuntor të afërt të don Ndre Mjedës (1866-1937), i cili e kishte themeluar në vitin 1901, shoqatën letrare “Agimi”. Mbështetur sipas studiuesit, Amik Kasaruhos ”Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe” veq jezuitit, At’ Anton Xanonit ishin edhe këto personalitete e figura madhore të cilët dhanë mësim e shërbyen në Shkollat Shqiptare duke i veçuar: At Leonardo De Martino(arbëresh) (1830-1923), poet; At Ndue Bytyçi (1847-1917), Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog; At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar; At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore: At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet; At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist; At Justin Rrota (1889-1964), linguist; At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian; At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet; At Pal Dodaj (1880-1951) publicist; At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist; At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist; At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist; At Daniel Dajani (1916-1947), publicist etj.
At’ Anton Xanoni, prehet i qetë në varrezat e Rrmajit në Shkodër, ku pushojnë edhe shumë familje e figura të larta kombëtare e Rilindas si: familjet e Muzhanëve, Shirokajve, Sumajve, Marubëve, Jubanëve, Jakovëve, persona të shquar që u bënë emër të sferave të ndryshme të historisë sonë të lavdishme inxhinierët: Gjovalin Gjadri, Augustin Briot, (projektues i urës se Bunës, prefekturës së qytetit të Shkodrës), Ludevik Zojzi, Kol Idromeno, Pjetër Marubi, Simon Rrota, muzikologët: Prenkë Jakova, Pjetër Gaci, Leonard Deda, letrarët: Hilë Mosi, Kolë Mirdita, Frederik Rrepshja, Kolë Ashta, mjekët: Dr. Frederik Shiroka, Terezina Suma si dhe të shumë klerikëve katolik si: At’ Giacomo Jungu, Atë Anton Xanoni, At’ Pashko Bardhi, Don Ndoc Nikaj dhe Dom Ndre Zadeja, Imzot Karlo Pooten, Imzot Pashk Guerrini, Imzot Lazer Mjeda dhe më vonë Imzot Gasper Thaçi si dhe të Dom Ndre Mjedës e Atë Gjergj Fishtës (për të cilët nuk dihët pēr eshtrat e tyre).
 
 
Krijimtaria letrare e teologkike e jezuitit Anton Xanoni
 
1. Tremdhjet t’martet e Sh’na Ndout;
2. Dheshkroja e Shqypniis;
3. Shkurtoja e historiis( bleni i I);
4. Shkurtoja e historiis ( bleni iII);
5. Muzhiktari i verbtë;
6. Priisi n’ lamë t’letratyrës (1911-1912) ;
7. Gramatika Shqyp (1909);
8. Dotrina e madhe;
9. Gjenovefa (rromanz );
10. Julia (rromanz );
11. Llagoret e mullinjve (dramë);
12. Këndime për shkollë t’ para t’shqypes ( botuar në Vjenë),
13. Unjilli i Jezu Krishtit mas Sh’ M;
14. Jeta e Sh’Françesk Saverit ose “Apostulli i Hindit” (biografi )
15. Skënderbeu (dramë )
16. Prisi në lamë të Letratyrës (tekst pedagogjik ).
 
 
 
Nga: Lekë Mrijaj
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s